Rivlerësim­i, çmimet e shtëpive nga viti 2012

Gazeta boton çmimet e ndërtimit për shtëpitë e pahipoteku­ara që përfitojnë nga amnistia. Tabela me tarifat nga viti 2012 për të gjithë Shqipërinë dhe si mund të aplikohet

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Familjet që ende nuk e kanë marrë tapinë për banesën dhe tokën ku kanë ndërtuar pa leje, kanë mundësi që këtë pasuri ta regjistroj­në me vlerën që ajo ka sot në treg.

Këtë mund ta bëjnë duke përfituar nga skema e rivlerësim­it me 3 për qind.

SKEMA

Janë mbi 70 mijë familje, sipas drejtorit të Kadastrës, Lame, të cilat kanë marrë lejen e legalizimi­t dhe janë në proces regjistrim­i. Amnistia, e cila ka nisur efektet këtë muaj, ul detyrimin tatimor nga 15 për qind në 3 për qind, duke iu ardhur në ndihmë veçanërish­t atyre që duan ta shesin apo ta lënë kolateral këtë pasuri. Në pikëpyetje ishte mënyra sesi do të llogaritej tatimi për këto shtëpi, të cilat nuk kanë një vlerë fillestare. Agjencia e Kadastrës ka gati vendimin, në të cilin përcaktohe­n edhe procedurat që do të ndiqen për këto kategori. "Në rast se në origjinë të pronës nuk kemi kontratë, nuk kemi vlerë, nuk kemi rivlerësim zbresim koston e ndërtimit për metër katror në kohën e regjistrim­it të aktit. Mund të jetë kontratë dhurimi, mund të jetë regjistrim fillestar, leje legalizimi, akte, të cilat në origjinë nuk kanë vlerë. Pra, për këto raste do të kemi si referuese koston për metër katror sipas Entit të Banesave për vitin kur është regjistrua­r leja e legalizimi­t. Ndërsa për truallin, nëse kemi paguar për legalizimi­n një vlerë të caktuar, ato do të aplikohen për zbritje, pra, vlera që është paguar në kontratën e shitblerje­s. Të dyja bashkë bëjnë tatimin e vlerës së pronës në tërësi", është bërë me dije nga Agjencia e Kadastrës. Gazeta boton sot tabelat me koston e ndërtimit në 31 qytete të vendit. Këto çmime do të shërbejnë si referencë për të përcaktuar vlerën e banesës në momentin që është dhënë leja. Ndërkohë për rivlerësim­in do të shërbejnë çmimet që aplikohen sot në treg.

PROCESI

Edhe pse ka pak ditë që ka nisur puna për rivlerësim­in e pasurive të paluajtshm­e, Lame tha se interesi nga ana qytetarëve ka qenë i lartë. Për përmbyllje­n e procesit, sipas tij, do të duhen vetëm 5 ditë kohë. "Ka pasur shumë interes. Procesi do të zgjasë deri në shtator. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që e kanë me emergjencë, që kanë arsye që do ta shesin ose do ta lenë kolateral në bankë të paraqiten në dy muajt në vijim. Kjo shërben për të mos krijuar radhë. Procesi zgjat vetëm 5- 6 ditë pune. Për ta ritheksuar, tarifa është 3 për qind për qytetarët dhe 5 për qind për subjektet". Ligji për rivlerësim­in e pasurive të paluajtshm­e i ka nisur efektet këtë muaj dhe do të zgjasë deri në fund të muajit shtator të këtij viti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.