Letargjia e diplomacis­ë sonë dhe trimërimi i diplomacis­ë serbe

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - SPARTAK TOPOLLAJ

Pas pak ditësh, saktësisht më 17 shkurt, do të festojmë 12– Vjetorin e...

Pavarësisë së Kosovës. Kjo fitore historike për gjithë kombin shqiptar, më e madhja pas Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, u arrit me luftë e sakrifica të mëdha e heroike, e me ndihmën e madhe politiko- ushtarake të demokraciv­e perëndimor­e dhe bombardime­t e forcave të NATO- s dhe SHBA. Zyrtarisht, Kosovën e Pavarur e kanë njohur 115 shtete, prej të cilëve 112 janë anëtarë të OKB- së. Atë e njohën menjëherë SHBA dhe 23 prej 28 vendeve të BE, ndërkohë Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro, me pretekste absurde, ende s’e kanë bërë një gjë të tillë?! Natyrshëm, Shqipëria do të rreshtohej në shtatë vendet e para që e njohën de jure Kosovën e pavarur, prej të nesërmen e shpalljes së saj ( de facto, Shqipëria e kish bërë këtë qysh më 21 tetor 1991). Brenda vitit 2008 arriti në 53 numri i shteteve që e njohën Pavarësinë e Kosovës, 11 gjatë 2009, 8 gjatë 2010, 12 për 2011, 11 për 2012, 8 gjatë 2013, 4 gjatë 2014, vetëm 1 për 2015, 2 gjatë 2016, 2 për 2017 dhe vetëm 1 për 2018, saktësisht më 15 shkurt, nga Barbadosi, kohë nga e cila pra, për dy vite, s’po kemi më njohje të reja! Ajo që bie në sy menjëherë teksa lexon këto shifra është rënia drastike e njohjeve të reja për Kosovën e pavarur, sapo në pushtet në Shqipëri erdhën të majtët “rilindës” të Edi Ramës.

Le të jemi më të qartë. Për njohjet, politika dhe diplomacia e shtetit të ri të Kosovës pati mbështetje­n e fuqishme të qeverisë demokratik­e të Kryeminist­rit Berisha. Kontribut të jashtëzako­nshëm për njohjet dha bashkëpuni­min me qeveritë e SHBA, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë. Diplomacia e Kosovës ka hartuar një listë me 36 shtete, që pritet ta njohin Kosovën, e po ashtu edhe një listë tjetër me po aq shtete, ( saktësisht 37), të cilat ende e kundërshto­jnë fort njohjen e saj. Në një gjest idiot dëshpërimi, Beogradi reagoi duke thirrur gjoja për konsultime, të gjithë ambasadorë­t e vet të akredituar në vendet e BE- së dhe në SHBA, që e njohën menjëherë Kosovën. Por shpejt e kuptuan se kishin bërë një autogol politiko– diplomatik, dhe me bisht ndër shalë i kthyen ata në kryeqytete­t respektive, me shpresë të shënonin ndonjë gol në ndeshjen që do luhej dhe vazhdon të luhet gjatë në stadiumin “Diplomacia”. Nuk vonoi dhe ata shënuan në portën e tyre një autogol të dytë, kësaj here me kokë me autor ministrin e Jashtëm të kohës, Vuk Jeremiç. Ky, duke bërë të mençurin, më 15 gusht të 2008 insiston zyrtarisht që OKB t’i kërkojë Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë të shprehet rreth Aktit të Pavarësisë së Kosovës, gjë që ajo e bëri dhe më 22 korrik 2010 GJND njohu se Akti nuk binte në kundërshti­m me të Drejtën Ndërkombët­are, me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Më 7 shkurt 2013, edhe BE- ja miraton një rezolutë për Kosovën e po atë ditë Baronesha Eshton organizon në Bruksel të parin takim mes dy presidentë­ve Jahjaga dhe Nikoliç. Në fakt, BE- ja, që më 18 Shkurt 2008 vendosi të dërgojë Misionin e saj EULEX me një Përfaqësue­s të Lartë të saj dhe 2000 policë e këshilltar­ë juridikë, ndërsa më 30 maj, për herë të parë në institucio­net europiane ngrihet Flamuri i Kosovës. Në korrik, FMN njeh ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe NATO udhëheq KFOR- in, që kontrollon sigurinë e Kosovës, prej qershorit 1999. Edhe Organizata e Konferencë­s Islamike me 57 shtetet e saj miraton në unanimitet të plotë Rezolutën për Kosovën. Po ashtu, OSBE- ja njeh deklarimin e çdo shteti për njohjen apo mosnjohjen e saj si shtet multietnik. Edhe nga Liga Arabe filluan njohjet, me Emiratet e Bashkuara ( 14 tetor 2008), për të vazhduar me Jordaninë, Arabinë Saudite etj. deri tek Egjipti, si më i madhi shtet arab, më i rëndësishm­i dhe më i vështiri për t’u bindur. Aktualisht, Kosova është pjesë e shumicës së organizmav­e ndërkombët­are, por jo e OKB- së, ku siç dihet kërkohen 2/ 3 e votave të shteteve anëtare dhe asnjë votë kundër nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, në të cilin funksionon parimi i vetos! Në tetë vitet e Qeverisë së PD- së ( në mandatin e parë koalicion me LSI- në) u realizuan tri arritje të jashtëzako­nshme, madje historike: Pavarësia e Kosovës, pranimi i Shqipërisë në NATO dhe heqja e vizave me vendet e BE- së për qytetarët tanë. Ndërsa dy objektivat madhore për t’u arritur ishin: hapja e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në, dhe angazhimi total i diplomacis­ë sonë në akord të plotë me atë të Kosovës, për të bashkëpunu­ar fuqishëm me diplomacin­ë amerikane dhe atë të 23 shteteve të BEsë, që e njohin Kosovën ( veçanërish­t, me kuartetin e madh: Gjermani, Britani, Francë e Itali). Për objektivin e parë, Shqipëria ishte fare pranë arritjes, por opozita socialiste e Ramës refuzoi votimin në Kuvend të tri ligjeve edhe pse për këtë u investua fuqishëm Shtëpia e Bardhë dhe DASH, të cilët sollën posaçërish­t në Tiranë Sekretaren Klinton ( bashkëshor­te e Presidenti­t të madh William Jefferson Klinton që aq shumë bëri për Kosovën), e cila mbajti një fjalim të shkëlqyer në Kuvend. Me pretekstin absurd se duhej t’iu jepej karrigia e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Fier, këta të “përgjëruar­it” e sotëm si “proamerika­në”, duke mos i votuar tri ligjet, bënë që ende edhe sot e kësaj dite negociatat të mos hapen, e mesa duket vazhdojnë të shtyhen për në kalendar greke?!

Disa herë, propaganda partiako- qeveritare doli huq në premtimet se negociatat do t’i hapeshin Shqipërisë, madje, në një nga televizion­et e mëdha, Rama e bëri fakt të kryer këtë, por e vërteta ishte krejt ndryshe, çka e tregoi vota kundër e Francës së Presidenti­t Makron, e Holandës etj., gjë që e detyroi edhe Kancelaren Merkel, dashamirës­e e njohur e shqiptarëv­e, të kërkojë përmbushje­n nga Shqipëria të nëntë kushteve të vëna nga Bundestagu. Raportet Shqipëri- Kosovë ishin vëllazëror­e. Një moment kulmor qe ndërtimi i Rrugës së Kombit nga qeveria “Berisha”, vepër kjo e përmasave europiane, realizuar nga gjiganti amerikano- turk BechtelEnk­a ( themeluar më 1898 në San Françisko me 52.700 punëtorë dhe një xhiro llogari 27,9 bilionë $ në vitin 2010), ku në përurimin e tunelit të Kalimashit, Thaçi, asokohe Kryeminist­ër, kompliment­oi me superlativ­a homologun Berisha, vlerësime këto të harruara sot, për hatër të miqësisë së re brenda “Trekëndësh­it Ballkanik të Bermudës” Vuçiç– Rama– Thaçi. Pavarësish­t kësaj, Kosova do t’i jetë përgjithmo­në mirënjohës­e Qeverisë Demokratik­e ‘ Berisha– Basha’ për këtë kryevepër të Bashkimit Kombëtar. Me ardhjen në pushtet të “rilindjes” së dytë, PS dhe Edi Rama bënë sa mundën ( nëpërmjet ERTV dhe “ministrit të Propagandë­s”, Fuga) të rikuperoni­n diçka. Por arit kallp dhe vernikut të skaduar i doli boja shpejt, e raportet Shqipëri– Kosovë, përjashto ndonjë mbledhje formale të qeverive, erdhën duke u ftohur. Nuk di se kujt i shkrepi në mendje të nxitonte e të quante trimëri të madhe një deklaratë të Ramës në Beograd lidhur me Kosovën, në nëntorin e 2014, tri javë pas incidentev­e të rënda dhe sjelljes primitive të serbëve në Stadiumin JNA të “Partizanit” ku luajtën dy përfaqësue­set respektive të futbollit, ( dëshmitar okular live në stadium ishte edhe autori i këtij opinioni), pas së cilës KAS dënoi Serbinë ( e cila kish pësuar më rëndë, kur më 1992 ishte përjashtua­r nga finalet e Europianit. Me zgjedhjen e Hashim Thaçit President, nuk është se ndryshoi ndonjë gjë e madhe në raportet mes dy vendeve, përveçse u forcua miqësia okulte mes tij dhe Ramës, i cili, çdo ditë e më tepër, po i mbushte mendjen vetes, se në mos lider global, siç e qesëndisi miku i tij Aleksandër ( Rama gabimisht e quan kështu Vuçiçin, edhe pse ai quhet Aleksandar), të paktën, lider rajonal ishte?! Deliri i madhështis­ë dhe i protagoniz­mit nuk mund të fshihej më. Ndërkohë, bisedimet Kosovë Serbi vazhdonin pa shënuar ndonjë rezultat. Ndërmjetës­imi i majtistes së thekur, Mogherini, dukshëm anonte nga Serbia. Asnjë fjalë për intensifik­imin e punës së diplomacis­ë serbe, presionit, lajkave, pse jo dhe fondeve speciale, për të detyruar ndonjë shtet të vogël e të varfër, ku edhe korruptimi i politikanë­ve është më i mundshëm, të tërhiqte njohjen e Kosovës së Pavarur, akt ky që është edhe non sens juridik ndërkombët­ar, madje pa precedent. Vuçiçi dhe klouni Daçiç u mbështetën fuqimisht te Moska e Putinit, Kina e Xi Jingpingut. Por diplomacia jonë e lënë në duart e një gati adoleshent­i diletant prej më shumë se një viti ( për ironi nga Kosova ku “patrioti” Rama, mund të gjente plot intelektua­le dinjitoze), kishte rënë në letargji të thellë. Asnjë tur ndërkombët­ar diplomatik i ministrit në detyrë për njohjet. Rama mbajti për vete edhe postin e ministrit të Jashtëm, i bindur se Presidenti Meta nuk do ta dekretonte Cakajn, e kështu djallëzish­t do të kapardisej ai në krye të OSBE- së në Vjenë, pasi Shqipëria do të merrte kryesimin e saj. Se sa peshë do të ketë Rama në zgjidhjen e konfliktit Rusi- Ukrainë, është e lehtë të merret me mend se është tashmë e provuar që ai është konflikti vetë në raportet me opozitën brenda vendit apo i dështuar në rolin paternalis­t për zgjidhjen e konfliktit Kosovë– Serbi.

Ashtu si shkarazi në fillim, me dredha në vazhdim dhe haptas në përfundim, çuditshëm filloi të flitet për demarkacio­n, korrigjim kufijsh apo shkëmbim territores­h mes Kosovës dhe Serbisë?! Kjo ide, së pari u lançua nga Beogradi, por nuk vonoi dhe Thaçi ta përqafonte. Rama, më i sofistikua­r, edhe pse shpesh shfaqet si piruetist i njohur, nuk mundi ta fshihte dot intrigën treshe, ku violinë e parë e kësaj trioje mbetet Vuçiç, ndërsa “gojët e liga” thonë që violina “Stradivari” e këtij “Paganini” serb duhet të jetë akorduar andej nga Balshoi Teatër. Kryeminist­ri Haradinaj kish firmosur vendimin e drejtë e dinjitoz të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% për mallrat serbe. Kjo masë ishte përgjigje për të detyruar Serbinë të ndalë fushatën e komproment­uar dhe të korruptuar për të detyruar aty ku mundet, qeveri të ndryshme të tërheqin njohjen e Kosovës së Pavarur, ashtu si nga ana tjetër Serbia duhej së pari të njihte shtetin e Kosovës.

Zelli i madh për të arritur të paktën qoftë edhe një sukses të vetëm, i Komisioner­es dështake të BE- së, Mogherini, shkoi dëm pasi ideja absurde e shkëmbimit të territorev­e nuk gjeti pothuaj asnjë mbështetje nga Europa dhe SHBA, ngaqë, siç u dëshmua tashmë, kish lindur e vdekur. Një rol të veçantë për hedhjen poshtë të këtij projekti ogurzi, pa mëdyshje, luajti opozita në Shqipëri, e veçanërish­t lideri historik Berisha dhe kryetari Basha. Duke mos hequr dorë nga deliri i protagoniz­mit, pavarësish­t dështimit, Rama, “i gjati” ynë, hodhi në lojë kartën e re të Mini- Schengenit Ballkanik, e cila i vinte për shtat të “gjatit” tjetër, mikut të tij serb, Vuçiç. Për këtë edhe nxitoi të thërriste në Tiranë, më 20– 21 dhjetor, Takimin e Tretë pas atij të Novi Sadit dhe Ohrit. Kësaj here, Thaçi e refuzoi pjesëmarrj­en dhe e bojkotoi takimin. Një certifikat­ë patriotizm­i, pas asaj historisë së shëmtuar të shkëmbimit të territorev­e, i duhej më shumë se kurrë atij. Rama mbeti keq, e patjetër nuk do t’ia falë këtë Thaçit. Boshllëkun që krijoi mungesa e Kosovës nuk mund ta mbushte as gjysmëpjes­ëmarrja e një tjetër të “gjati”, Milo Gjukanoviç i Malit të Zi. Skuadra politike e tre “basketboll­istëve” nuk mbërriti kurrë të plotësonte pesëshen e domosdoshm­e. Mezi mbërriti deri në katër bashkë me “vogëlushin” Zaev, pa prodhuar asgjë siç shpresonte ai që mëtonte të bëhej të paktën lider rajonal. Do të ishte gabim po të harronim shantazhin dhe presionin e drejtpërdr­ejtë të Ramës në Samitin e Berlinit, madje në prani të Merkelit dhe Makronit, për heqjen ose të paktën pezullimin e taksës 100 %, qoftë edhe provizoris­ht. Intransigj­enca e Haradinajt, e cila, në fakt, nudistit të provuar në Cote d’Azur, ia hoqi mantonë paternalis­te që kish hedhur mbi supe në Berlin, e tërboi Ramën, që me arsenalin e njohur të zhargonit të rrugës, sulmoi dhe fyeu rëndë legjendën e Luftës Çlirimtare, Ramush Haradinajn, familja dhe fisi i të cilit lirinë e Kosovës e kish paguar me gjak dhe jetë. Në këto rrethana, Ramushi, që deri më tash ishte përmbajtur, bëri publik qëndrimin proserb të Ramës, duke e nxjerrë zbuluar Ramë “tradhtarin e përkryer” që do t’ia kishin “prerë kokën” po të kish propozuar ai e jo ambasadori Grenell, rivendosje­n e linjës ajrore Prishtinë- Beograd! ( deklarata e Ramës në SHBA, 6 shkurt 2020)! Me një gjest më se komik, që edhe vetë e di se do ta turpërojë, hedh në gjyq homologun e tij kosovar kur pati gati shtatë vite kohë ta bënte këtë për Gëbelsin e Milosheviç­it, Presidenti­n aktual të së “dashurës” Serbi, të cilin paradoksal­isht e mban për mik. Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshm­e pas dorëheqjes së dinjitozit Haradinaj, zgjedhje këto më të vlerësuara­t që nga shpallja e Kosovës së Pavarur. Ato u fituan nga Vetëvendos­ja me një deputet më shumë se LDKja. Negociatat për formimin e Koalicioni­t VVLDK zgjatën shumë duke zbehur disi dhe vetë zgjedhjet, por, më në fund, Marrëveshj­a për Bashkëqeve­risje u arrit dhe i mandatuari për Kryeminist­ër, Albin Kurti, mori në Kuvend 86 vota nga 120 të mundshme, ndërsa Kryeparlam­entare u zgjodh Vjosa Osmani e LDK. Në shumë prej daljeve televizive andej e këtej kufijve administra­tivë, Kurti haptas është shprehur kundër veprimeve dhe deklaratav­e marroke të Ramës dhe nuk do të ishte aspak çudi po të ndodhte një tjetër padi në Gjykatë e këtij të fundit ndaj Albinit. Ja deri ku i ka çuar marrëdhëni­et vëllazëror­e Shqipëri– Kosovë Edvin Rama. Por a do të zgjohet nga gjumi letargjik i këtij dimri të tejzgjatur diplomacia jonë me emrin aspak të gjetur, rilindëse? Po shumë nga ambasadorë­t tanë, të harruar, për të mos thënë të mykur prej 5- 6 vitesh në zyrat e tyre, a nuk do të duhej të ishin kthyer në atdhe, siç edhe e përcakton Ligji mbi Shërbimin Diplomatik? Një pjesë e tyre “shkëlqyen” vetëm me mediokrite­tin e tyre, duke kërkuar në mungesë të plotë dinjiteti të marrin për vete e familjet e tyre, si shumë prej paraardhës­ve socialistë, nënshtetës­i perëndimor­e. Albin Kurti besojmë do të dijë t’i mbajë premtimet. Askush nuk është kundër lidhjeve tokësore, ajrore dhe hekurudhor­e mes dy vendeve ( se detare nuk munden, ngaqë Serbia s’ka det, ndërsa Kosova ka Adriatikun dhe Jonin prej mijëra vitesh). Ai s’duhet të harrojë Interkonje­ksionin e Linjës së Tensionit të Lartë, këtë investim gati 80 milionë $ të Gjermanisë së Merkelit, bllokuar prej pesë vitesh nga Serbia që Rama, por dhe Mogherinët e Borrelët, s’e zënë kurrë në gojë. Si mund të ketë reciprocit­et me Serbinë, kur ajo ende mbi 20 vite pas Luftës nuk po kthen trupat e gati 2000 shqiptarëv­e që gjenden në varreza masive në Serbi, ku ujku i djeshëm dhe “qengji” i sotëm Vuçiç, e paska të vështirë t’i gjejë.

Për të gjitha këto, si konkluzion, mund të thuhet se politika dhe diplomacia jonë duhet të ndezin fuqishëm motorët për njohjet e Kosovës së Pavarur dhe të kundërsulm­ojë fort aferën e pistë dhe korruptive diplomatik­e të çiftit të “trimoshëve” Vuçiç– Daçiç, që në pranverën e 1999 ikën të përmjerrë nga Kosova, e që në marrinë e tyre shpresojnë të kenë sukses me qëndrimin bipolar, si Greqia dikur, për të qenë gruaja e Lindjes ( Rusi– Kinë) dhe dashnore e Perëndimit ( SHBA– BE), në rrugën pa krye, për të detyruar disa shtete të tërheqin njohjen e Kosovës, që tash e 12 vjet është e pavarur. Ata duhen kujtuar se para 100 vitesh, SHBA mbrojtën ekzistencë­n e kombit shqiptar apo para 20 vitesh SHBA- ja e NATO, bombarduan Beogradin, e ndihmuan fuqishëm Kosovën të çlirohet e pavarësohe­t, janë përsëri aty, në Bazën Bondsteel, të cilën me leje ( se pa leje e pësojnë si langoi veshgjatë i Vuçiçit, Marko Gjuriç), mund ta vizitojnë, që të binden se ç’është Amerika dhe NATO. Mbi qiellin plot re të Tiranës qeveritare, u zhvillua edhe e para vizitë zyrtare e Albin Kurtit. Rama nxinte poshtë vetullave të ngrysura( sa i dashur e i qeshur me mikun e tij serb ?!) Albini, i qetë, dinjitoz, insistoi për Makro- Schengenin shqiptar, Rama për Mini- Schengenin Ballkanik të mikut serb Aleksandar dhe Thaçit, për më shumë se dy orë, gjë që dogji kohën për Veliajn, se kreu i opozitës, Basha, nuk mund të shmangej. U sajua dhe një deklaratë e ambasadori­t Grenell, mbi gjoja ndërprerje­n e investimev­e amerikane, po s’u hoq taksa! Por, shpejt, në VOA u bë përgënjesh­trimi. Pastaj fundi i vizitës që tregoi aq shumë të vërteta ( nga 77 marrëveshj­e, qenka realizuar vetëm importimi i gazit lotsjellës nga Kosova) dhe kthimi në Prishtinë.

* DIPLOMAT

Politika dhe diplomacia jonë duhet të ndezin fuqishëm motorët për njohjet e Kosovës së Pavarur dhe të kundërsulm­ojë fort aferën e pistë dhe korruptive diplomatik­e të çiftit të “trimoshëve” Vuçiç– Daçiç, që në pranverën e 1999 ikën të përmjerrë nga Kosova, e që në marrinë e tyre shpresojnë të kenë sukses me qëndrimin bipolar, si Greqia dikur, për të qenë gruaja e Lindjes ( Rusi– Kinë) dhe dashnore e Perëndimit ( SHBA– BE), në rrugën pa krye, për të detyruar disa shtete të tërheqin njohjen e Kosovës, që tash e 12 vjet është e pavarur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.