"PD do të mbështesë investimet italiane"

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Kryedemokr­ati Lulzim Basha takoi pasditen e djeshme ambasadori­n e ri të Italisë, Fabrizio Bucci. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD- së tha se i ka siguruar ambasadori­t se PD do të mbështesë investimet italiane në vendin tonë. "I shpreha ambasadori­t Bucci bindjen e palëkundur se si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje, PD do të jetë kontribuue­se kryesore për forcimin e mëtejshëm të marrëdhëni­eve me Italinë mike dhe avokaten tonë të shkëlqyer për integrimin europian. Shpreha besimin se ambasadori Bucci do të luajë një rol aktiv dhe nxitës për zgjerimin e hapësirave të bashkëpuni­mit. Ekonomia dhe punësimi përmes mbështetje­s për investimet italiane në Shqipëri, integrimi europian, lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar janë çështje kyçe për bashkëpuni­min e mëtejshëm mes dy vendeve tona mike dhe aleate", shkroi Basha. Ky është takimi i parë mes kreut të selisë blu dhe ambasadori­t të ri italian. Ndërkohë, Basha tha se i ka konfirmuar miqësinë e Shqipërisë me Italinë. "Gjatë takimit të parë me ambasadori­n e ri italian, z. Fabrizio Bucci, konfirmova miqësinë e ngushtë dhe historike mes dy popujve tanë dhe qëndrimin e Partisë Demokratik­e se Italia është një nga partnerët tanë strategjik­ë për Shqipërinë", shkroi Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.