Vladimir Gjuta mbetet në burg për armën e paratë

Avokati: Armën e kishte në çantë për të mbrojtur pasurinë e vet

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - Vladimir Gjuta

Gjykata e Tiranës la në masën e sigurisë "Arrest në burg" Vladimir Gjutën, ndërsa ndaj tij janë ngritur tri akuza. Ndërkohë që në media u përfol për një atentat ndaj Kryeminist­rit të vendit, nga hetimet e kryera, Prokuroria nuk e ngarkon me përgjegjës­i Gjutën, duke rrëzuar pretendime­t. Seanca e djeshme u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Prokuroria, duke argumentua­r se është arrestuar në flagrancë me armë dhe një shumë të konsiderue­shme monetare, kërkoi caktimin ndaj tij të masës së sigurisë "Arrest në burg" si i dyshuar për veprat penale "Armëmbajtj­e pa leje", "Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta" dhe "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale". Mbrojtja kërkoi një masë me të lehtë sigurie, duke pretenduar se shuma prej 180 mijë euro është e ligjshme dhe se armën e ka mbajtur për të mbrojtur pasurinë e tij. Në përfundim të seancës, gjyqtari vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe vendosi të lërë në burg Gjutën deri në përfundim të hetimeve.

REAGIMI

Avokati Naim Gjuta deklaroi për mediat se Vladimir Gjuta kishte shumën monetare me vete, në mënyrë që ta thyente në Exchange, pasi do të hapte një biznes. Avokati shtoi se vlera monetare e sekuestrua­r është e ligjshme dhe e siguruar nga puna e tij në Angli. "Armën e kishte për të mbrojtur pasurinë e vet, kështu e ka menduar ai. Ai pretendoi se paratë janë të ligjshme dhe i ka siguruar nga biznesi në Angli së bashku me familjarët. I duheshin për të krijuar një biznes, tregti me mallra amerikane. Prokuroria kërkoi arrest me burg vetëm për paratë e gjetura. Paratë do t'i thyente për biznesin e tij", tha avokati Naim Gjuta.

ARRESTIMI DHE HETIMI PASUROR

Vladimir Gjuta u arrestua në 10 shkurt para selisë së Partisë Socialiste, ndërsa kishte vetëm 5 ditë që kishte dalë nga burgu pas dhunës së ushtruar ndaj një të afërmi të tij. Në momentin e arrestimin, ai kishte me vete një pistoletë dhe vlerë monetare në valutë të ndryshme. Pas prangosjes, Policia tha se ka ushtruar kontroll në banesën e tij dhe ka gjetur shuma tjera monetare e për këtë ka nisur një hetim pasuror për të parë nëse i justifikon­te me burime të ligjshme. "Shërbimet e Policisë, në bashkëpuni­m me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar dhe atë të Krimeve ndaj Jetës dhe Personit në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe sekuestrua­r edhe shuma të tjera parash. Në total iu gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale: 121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të rinj. Po gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. Gj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n edhe një mjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullont­e ky shtetas. Në vijim të veprimeve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur hetimi pasuror për shtetasin V. Gj. Në përfundim të veprimeve, materialet iu referuan Prokuroris­ë, për veprat penale ' Armëmbajtj­a pa leje', ' Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta' dhe ' Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale", njoftoi Policia, një ditë pas arrestimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.