Italiani u arrestua në Durrës, hodhi drogën nga dritarja

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Giovanni di Cosimo, i konsiderua­r si lidhje e Bledar Seferit, është vënë në pranga dy vite më parë me qëllim ekstrdimin e tij në Itali, aktualisht është duke u gjykuar nga Gjykata e Durrësit për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai kërkohej nga drejtësia italiane si anëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, por në momentin që është arrestuar, është kapur me një qese lëndë narkotike, të cilën ka tentuar ta zhduk në momentin që ka parë Policinë në banesën e tij. Vendimi për di Cosimo- n ende nuk është dhënë nga Gjykata e Durrësit, ndërsa ai mund të ekstradohe­t drejt Italisë vetëm pasi të mbyll "hesapet" me drejtësinë shqiptare. "Më datë 05.12.2018, me qëllim ekzekutimi­n e urdhrit të kërkimit ndërkombët­ar, shërbimet e Policisë Gjyqësore kanë shkuar në banesën e shtetasit Giovanni di Cosimo dhe ky i fundit sapo ka parë forcat e Policisë ka hapur dritaren dhe ka hedhur një pako me lëndë bimore të ngjashme me atë të lëndës narkotike cannabis sativa, e cila është sekuestrua­r më pas në cilësinë e provës materiale", shkruhet në dosjen e Prokuroris­ë që po gjykohet në Gjykatën e Durrësit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.