GJENDETNJË PLASTMASË ME GJAK NË PJEZË

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Për tri ditë bëhet një muaj që nga rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, por deri tani ende nuk dihet se ku mund të jetë fshehur trupi i tij. Policia ka vijuar pa ndërprerje kërkimet, kryesisht në fshatin Pjezë, të Shijakut ku gjendet kompleksi “Golden”, në të cilin 48- vjeçari u mbajt peng para se të zhdukej. Në një kodër të këtij fshati, shërbimet e Policisë kanë gjetur një plastmasë me njolla gjaku. Burimet thanë se ka dyshime që plastmasi mund të jetë përdorur për të mbështjell­ë trupin e Prengës. Por një përgjigje për këtë pritet ta japin analizat e njollave të gjakut, që do të krahasohen me gjakun që u fiksua në vendin ku u rrëmbye Jan Prenga në Kamzë. Policia dyshon se Prenga është groposur në këtë zonë, pasi u nxor nga kompleksi i Altin Hajrit, që është ende në kërkim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.