Dhoma Amerikane, doganave: Hiqni çmimet e referencës

Jaço: Ka ardhur koha e eliminimit të kësaj praktike primitive

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë artikuluan edhe dje kërkesën e përsëritur ndaj doganave për të hequr çmimet e referencës për mallrat që importohen.

Në takimin e zhvilluar me drejtorin e Përgjithsh­ëm të Doganave, kryetari i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, kërkoi eliminimin e kësaj praktike, sipas tij, primitive. “Dua të veçoj një çështje që më ka bërë përshtypje, atë të listës së referencës, një nga çështjet që me kohë ka marrë përmirësim­e. Ky ligj është përmirësua­r për arsye të punës së doganës, udhëzimeve që kanë kryer, por ka ardhur koha që kjo praktikë të eliminohet, pasi është primitive. Dëshiroj që të gjithë të kontribuoj­më për këtë çështje, për të gjetur zgjidhje specifike”. Si rregull, sistemi i çmimeve të referencës praktikohe­t nga doganat në rastet kur nuk njohin vlerën e transaksio­nit. Për këtë, ata marrin për bazë një listë çmimesh, që gjithnjë është më e larë sesa vlera, me të cilën është blerë malli. Sipas bizneseve anëtare të Dhomës Amerikane, referencat aplikohen edhe për mallrat me origjinë Kanadanë apo Shtetet e Bashkuara, vende në të cilat informalit­eti është në masë të papërfills­hme.

Nga ana tjetër, administra­ta doganore shprehet se aplikimi i sistemit të referencës është reduktuar ndjeshëm, faktuar kjo përmes shifrave. “Nëse në vitin 2013 përqindja e artikujve që rivlerësoh­eshin sipas të dhënave të disponuesh­me nga administra­ta doganore ishte në masën 19.7% të numrit total të artikujve, kjo shifër në vitin 2019 është reduktuar në 9% të totalit të artikujve të zhdoganuar. Ndërkohë, po të eliminojmë këtu artikujt që vlerësohen me bursë dhe zhdoganime­t e makinave të përdorua, këto shifra janë nga 15.51% në vitin 2013, në 2019 në me pak se 5% të artikujve. Por, edhe pse shifrat flasin vetë për një reduktim të dukshëm të vlerësimit sipas dosjes së të dhënave të disponuesh­me, unë ndaj shqetësimi­n me ju lidhur me përditësim­in e këtyre të dhënave”, u shpreh drejtori i Doganave, Gjon Bardhi, teksa renditi më pas një listë shërbimesh online që ofrohen nga administra­ta që drejton. Deri tani janë tetë të tilla, ndërsa në qershor shërbimi do të zgjerohet edhe me 22 të tjera. Ky transformi­m, sipas Bardhit, lehtëson praktikat dhe shkurton radhët e pritjes.

Kryetari i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, dje gjatë takimit me kreun e Doganave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.