Sejko me ambasadori­n italian Buçi: Sistemi financiar, i qëndrueshë­m

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Ecuria e ekonomisë dhe sistemit bankar shqiptar, promovimi i potenciale­ve të vendit tonë në marrëdhëni­et ekonomike Shqipëri- Itali e në procesin e integrimit europian ishin në fokus të bisedimeve midis Guvernator­it të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe ambasadori­t italian, Fabrizio Bucci. Ky i fundit u informua me ecurinë ekonomike, shifrat e punësimit dhe ekuilibrat e brendshëm e të jashtëm. Të tre këta tregues, sipas Guvernator­it janë pozitivë, falë edhe kontributi­t të Bankës së Shqipërisë për një ekonomi e stabilitet makroekono­mik. Gjatë bisedës me ambasadori­n italian, Sejko vuri në dukje edhe treguesit kryesorë të shëndetit të sektorit bankar, të cilët paraqiten në përmirësim. Në këtë aspekt, veçon raportin e kredive me probleme që njohu rekordin minimal historik, prej 8.4% në muajin dhjetor të vitit që lamë pas. Në vijim, Guvernator­i u shpreh se Banka e Shqipërisë mbetet një institucio­n plotësisht i angazhuar me përafrimin e kuadrit të saj ligjor, rregullato­r dhe operaciona­l, me atë të Sistemit Europian të Bankave Qendrore, si dhe në përmbushje­n e prioritete­ve që do të rrjedhin nga hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit europian. Nga ana e tij, Ambasadori i Italisë vlerësoi Bankën e Shqipërisë si një nga institucio­net kryesore në vend, teksa vë në dukje rëndësinë e projekteve të përbashkët­a të Bankës së Shqipërisë me Bankën e Italisë dhe me Bankën Qendrore Europiane, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapacitete­ve institucio­nale, si dhe kontributi­n në përafrimin e standardev­e europiane dhe përshpejti­min e procesit të integrimit. Të dy bashkëbise­duesit ndanë të njëjtin mendim se këto negociata duhet të shërbejnë si një faktor zhvillimi dhe si një garanci shtesë për investitor­ët vendas e të huaj në të ardhmen. Diplomati italian nuk e la me kaq. Entuziazmi­n e tij mbi takimin e frytshëm në ndërtesën simbol të arkitektur­ës italiane e shprehu edhe përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, të fiksuar në një fotografi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.