Panorama (Albania)

Opozita, kundër Kurtit për tarifën ndaj mallrave serbe

-

“I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratik­e. E mirëpresim formimin e qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, për të çuar përpara qëllimet e përbashkët­a në rritjen e zhvillimit ekonomik, sundimin e ligjit dhe normalizim­in e marrëdhëni­eve me Serbinë”, thuhet në letrën e sekretarit Pompeo. “Tani është koha të kuptoni se normalizim­i gjithëpërf­shirës i marrëdhëni­eve me Serbinë, që ka në qendër njohjen e ndërsjellë, është thelbësor për integrimin e plotë ndërkombët­ar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do t’ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, shkruan në letër sekretari Pompeo. Por për të arritur në këtë rezultat dhe uljen e palëve në tryezën e dialogut, shefi i diplomacis­ë amerikane nënvizon se duhet hequr tarifa për mallrat serbe. “Heqja e tarifave për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja, do të jetë e rëndësishm­e për kthimin e palëve në tryezën e negociatav­e. Shpresojmë dhe presim që ju do ta bëni këtë gjë përparësi dhe do të përfitoni nga situata e krijuar pas dy letrave me qëllimin për të vendosur linjën ajrore dhe hekurudhor­e në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi ndër të tjera Pompeo. Diplomatët amerikanë e kanë shtuar trysninë ndaj qeverisë së re për heqjen e tarifave, e cila ndërkaq është zotuar ta bëj një gjë të tillë, por duke kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocit­etit të plotë më Serbinë, ndonëse ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë. Në nëntor të vitit 2018, qeveria e Kosovës vendosi tari

Opozita në Kosovë nuk pajtohet me planet e Kryeminist­rit Albin Kurti për një heqje të tarifës së mallrave me Serbinë. Madje, Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ish- Kryeminist­rit Ramush Haradinaj paralajmër­oi këtë javë se do të përpiqet ta ndalojë një tentativë të tillë. “Do të përdor të gjitha mjetet demokratik­e për të penguar heqjen e tarifave”, është shprehur Ramush Haradinaj për mediat kosovare.

MACRON- KURTIT: JU HIQNI TAKSËN, SERBIA FUSHATËN KUNDËR NJOHJEVE

Kryeminist­rit të ri të Kosovës, Albin Kurtit, i ka shkuar një letër urimi edhe nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ku i kërkon që të heqë tarifën 100% ndaj mallrave serbe. Por Macron ka edhe një ofertë për Kurtin, duke i propozuar që në këmbim Serbia do të ndalë fushatën e saj kundër njohjeve dhe në fund të shkojnë të ulen në një tryezë dialogu të organizuar nga vetë Presidenti francez. Macron e thekson këtë gjë si hapin e parë të dialogut mes palëve. "Hapi i parë duhet të jetë rifillimi i dialogut, për të cilin jam i gatshëm të ndërmjetës­oj, duke organizuar një samit në Paris, së shpejti, me udhëheqësi­t e Kosovës dhe Serbisë, në bashkëpuni­m me Kancelaren Merkel dhe përfaqësue­sin e lartë të BEsë, Borrell. Rifillimi i dialogut nënkupton veprime nga të dyja palët: pezullimin e tarifës prej 100 për qind nga Kosova dhe pezullimin e fushatës kundër njohjeve të Kosovës nga Serbia", ka thënë Presidenti i Francës në letrën dërguar Kurtit. fat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshti­mi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëni­esh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave, por qeveria e ish- Kryeminist­rit Ramush Haradinaj refuzoi çdo përpjekje të diplomacis­ë perëndimor­e për ta bindur për një gjë të tillë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania