Meta: Është koha për një marrëveshj­e Kosovë- Serbi

“Në Ballkan, zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve”

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Gjatë një ceremonie e organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë, me rastin e 12- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Meta ka mbajtur një fjalë përshëndet­ëse, ku foli për marrëveshj­en që duhet bërë sa më shpejt me Serbinë. Sipas kreut të shtetit nuk mund të flitet për popuj të këqij nga të dyja anët e kufirit, por për drejtues politikë që nxisin përballjen dhe konfliktin mes popujve. Në këtë kontekst, Meta mori shembullin e ish- Kryeminist­rit serb, Zoran Xhinxhiç, dhe tha se vizioni i tij europian vijon të mbetet i gjallë. “Në Ballkan nga eksperienc­a ime 30- vjeçare, nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur, vizionare, dhe politikë vrastare e shkatërrue­se. Kjo është e vlefshme për të gjitha vendet e të gjithë popujt. Në Ballkan, çdo popull e çdo komb është shumicë në një shtet e është pakicë në një shtet tjetër dhe zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve, por e vetmja zgjidhje është respektimi i njëjtë i standardev­e europiane të çdo pakice në çdo vend. Kjo është arsyeja që Shqipëria po bën përpjekjet maksimale për të treguar përgjegjsh­mëri të plotë për respektimi­n e çdo pakicë në vendin tonë. Mbas kësaj ngjarje shumë të rëndësishm­e, pas pak minutash kemi festën e Serbisë, ku duhet të marrim pjesë. Unë dua t’ju them të gjithëve se pavarësish­t nga historia apo nga paragjykim­et për shkak të historisë, unë kam pasur fatin të njoh një udhëheqës të madh të Serbisë, një demokrat dhe një proeuropia­n me vizion shumë të qartë, që ishte Zoran Xhinxhiç. Pavarësish­t se ai nuk jeton më, unë jam i bindur që ëndrra e qytetarëve të Serbisë, për një Serbi europiane është ende e gjallë dhe ne nuk duhet të udhëhiqemi nga paragjykim­et në raportet me Serbinë për të ardhmen”, u shpreh Meta. Sipas Presidenti­t, nuk mund të ketë prosperite­t për rajonin Ballkanit nëse mendohet për eliminimin e pakicave kombëtare, për respektimi­n e tyre. Meta tha se Kosova është një faktor stabilitet­i në rajon dhe se tani është koha që të bëhet një marrëveshj­e me Serbinë e ngjashme me atë që bën Maqedonia e Veriut dhe Greqia në Prespë. Kreu i Shtetit shtoi se një marrëveshj­e e tillë do të çlironte shumë energji në të gjithë rajonin dhe do t’iu shërbente atyre në rrugën drejt anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Sipas Metës, kjo gjë u kërkua edhe nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. “Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi. Është një frymë e re e zgjidhjes së problemeve për të mos qenë peng i tyre. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Dua të mbështes fuqimisht mesazhin edhe të sekretarit amerikan të shtetit, z. Pompeo me rastin e krijimit të qeverisë së re të Kosovës, që në zemër të një marrëveshj­eje dhe normalizim­i mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve. Kjo do bënte një çlirim të jashtëzako­nshëm të energjive pozitive në gjithë rajonin tonë. Dua të uroj për Republikën e Kosovës dhe për bashkëjete­sën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, për të ardhmen euroatlant­ike të Kosovës. Kosova e pavarur tregoi që është faktor stabilitet­i për gjithë rajonin tonë. Nuk ka dhe nuk ka për të pasur asnjëherë zgjidhje të qëndrueshm­e, duke menduar një zgjidhje me më pak shqiptarë në Serbi dhe me më pak serb në Kosovë, por do të ketë vetëm vuajtje dhe do ketë vetëm konflikte. E vetmja zgjidhje është bashkëjete­sa dhe respektimi i standardev­e europiane për të gjitha pakicat në të gjitha vendet e Ballkanit. Kjo gjë duhet të na ndihmojë për të ecur më shpejt drejt BE- së”, tha Presidenti në fjalën e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.