“Të drejtat e autorit”, Saimir Kumbaro i drejtohet Gjykatës

Regjisori: Pirateria, Anagnosti më tregoi për filmin "Gjoleka, djali i Abazit", e kanë "copëtuar" në programet satirike

Panorama (Albania) - - KULTURE -

Ndryshimet në ligjin "Për të drejtat e autorit" gjatë 2016- ës, kur shefe e Kulturës ishte ende Mirela Kumbaro, bënë që të shtoheshin agjencitë që monitorojn­ë dhe pretendojn­ë të mbrojnë të drejtat e pronës intelektua­le.

Ndërsa në 2019- n këto agjenci kanë grumbullua­r miliona, regjisori Saimir Kumbaro, në krye të Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audiovizua­lit, tregon se si prej dyerve të organizatë­s që ai drejton, kompozitor­ët, regjisorët, skenaristë­t dhe drejtorët e fotografiv­e dalin prej zyrës së FMAA- s thuajse "duarbosh". Në absurdin e situatës së krijuar, ku FMAA- së i duhet të shpërblejë 4 prej komponentë­ve krijues të audiovizua­lit me 200 mijë lekë të akorduara për vitin që lamë pas ( të cilat nuk mjaftojnë, siç shprehet regjisori, as për shpenzimet mujore të zyrës), e ku platformat televizive tregohen indiferent­e ndaj së drejtës së krijuesve, duke u justifikua­r me faktin se "llogaritë do t'i mbyllin" me SUADA- n ( Sporteli Unik për Administri­min e së Drejtës së Autorit, agjencia që shpërndan honorarët), regjisorit nuk i mbetet tjetër veç t'i drejtohet Gjykatës. Pas injorimit të kërkesës së tij dhe kineastëve të tjerë, drejtuar QKK- së për ndalimin e transmetim­it të filmave para ' 90- s, FMAA ka hedhur në gjyq një prej platformav­e dixhitale, për të cilën Kumbaro pretendon se ka shkelur ligjin "Për të drejtat e autorit". "Ky proces do të vijojë edhe me të tjerat derisa të merren masa apo të ndalohet shfaqja e filmave ' 90- s", shprehet regjisori për "Panoramën".

Zoti Kumbaro, pas injorimit të thirrjeve tuaja publike për rishikim të ligjit dhe të funksionim­it të agjencive ngritur rishtas vitet e fundit për mbrojtjen e "Të drejtës së autorit", ju i jeni drejtuar Gjykatës. A jeni përpjekur të krijoni ura komunikimi me platformat televizive për të arritur një zgjidhje?

Për sa i përket platformës së parë që kemi paditur, unë kam biseduar dhe e ua kam shtruar paraprakis­ht çështjen. Madje, i kam paralajmër­uar se nëse nuk marrin masa, do t'i hidhja në gjyq. Hasa në indiferenc­ën totale të tyre dhe ndonëse përpiqen të justifikoh­en me faktin se paguajnë te SUADA, mund të them se deri tani nuk kanë paguar asnjë lekë. Përpos kësaj, pagesat që mund të bëhen janë të paspecifik­uara, pra, nuk deklarohet shuma për secilin nga komponentë­t si regjisorë, kompozitor­ë, skenaristë dhe drejtorë fotografie.

Keni kërkuar ndihmën e Qendrës Kombëtare të Filmit dhe Ministrisë së Kulturës për zgjidhjen e çështjes?

Qendra Kombëtare, verbalisht, na jep të drejtë dhe jo pak herë ka parë si zgjidhje rrugën e drejtësisë, edhe pse nuk qe ky institucio­n që e ndërmori këtë hap. Në gjyq i hodhëm ne të FMAA- së, edhe pse i takonte QKK- së si administra­tore ta zgjidhte çështjen. Nga ana financiare, ky institucio­n është më i fuqishëm dhe normalisht do të kishte qenë mirë nëse do të kishte reaguar, edhe pse materialet e nevojshme për në Gjykatë unë i kam marrë nga AMA. Kam të gjitha DVD- të që tregojnë se kur dhe sa herë janë shfaqur filmat shqiptarë dhe shkeljet që janë bërë janë shumë të mëdha. Kjo që po na ndodh ne, nuk ka precedent në asnjë vend të botës. Ne si krijues, të gjendur në një situatë absurde mosshpërbl­imi, kemi kërkuar qershorin që lamë pas që të mos na shfaqen filmat, por jemi injoruar totalisht. Filmat tanë shfaqen në mungesë totale transparen­ce dhe si rezultat të 4 komponentë­t e filmit mbeten thuajse të pashpërbly­er. Si po reagojnë kineastët ndaj kësaj situate? Një nga të fundit që më është ankuar ka qenë Dhimitër Anagnosti, që është një regjisor me vlera. Vjen puna që edhe atij ia marrin filmin, ia cungojnë dhe askush nuk thotë asgjë. Erdhi e më tregoi për rastin e filmit "Gjoleka, djali i Abazit". Filmin e kanë marrë siç ndodh rëndom në këto programet satirike, duke e copëtuar edhe montuar në varësi të tematikës. "Të paktën të më kishin pyetur, të më marrin leje në telefon", më tha Anagnosti. Mirëpo, e njëjta gjë më ka ndodhur dhe mua, së fundmi me filmin "Koncert në vitin 1936", ku koka e Bert Ndrenikës u zëvendësua me atë të Lul Bashës, ndërsa e Albert Verrisë me Berishën. Krahas keqpërdori­mit, problemi kryesor qëndron te pirateria, e cila kulmin e ka arritur në 2019- n dhe vijon ende sot, pasi askush nuk thotë asgjë.

Regjisori Saimir Kumbaro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.