“I rekrutuar nga anglezët në 1943”, shefi i Zbulimit tregon dokumentet: Çfarë fshihet te dosja e Mehmetit

KUSH ISHTE "BAB 008", "I ETUR PER PUSHTET". ÇFARE SHKRUAN NE LIBRIN E TIJ PETRIT ÇAUSHI DHE DOSJA E RUAJTUR NE KASAFORTEN E HYSNI KAPOS

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - Perlat Çaushi MEHMET SHEHU

Edhe pse kishte vite që i mbante në kasafortë, Enver Hoxha "vendosi" t'u besonte dokumentev­e sekrete për agjenturën e Mehmet Shehut, vetë, pas vetëvrasje­s së këtij të fundit. Dokumentet vinin nga Vjena dhe kishin rënë në dorën e ish- ambasadori­t shqiptar, Gaqo Nesho, që në vitet 19641965. Në librin e tij, "Kush e vrau Mehmet Shehun", ishkreu i Zbulimit me Jashtë, në Ministrinë e Jashtme, Perlat Çaushi, tregon përmbajtje­n e dokumentev­e që ruheshin prej vitesh në kasafortën e Hysni Kapos. Sipas tyre, Mehmet Shehu jo vetëm ishte agjent, por interesi i tij ishte thjesht financiar.

"Akuza kryesore që iu bë Mehmetit, ishte cilësimi si agjent i Intelegjen­t Servisit anglez me pseudonimi­n BAB008. Kjo akuzë mbështetej në disa dokumente të dorëzuara nga një i panjohur në vitet 1964-' 65 në ambasadën tonë në Vjenë. Këto dokumente, ambasadori ynë, Gaqo Nesho, ia dërgon Hysni Kapos, me porosinë që ato t'i jepen Enver Hoxhës. Sipas Enver Hoxhës, këto dokumente ai ia dorëzoi përsëri Hysni Kapos për t'i përkthyer. Në fakt, ato ngelën për një kohë të gjatë në kasafortën e këtij të fundit. Çuditërish­t, Enveri i harron ato për një periudhë shumë të gjatë kohore dhe i kujtohen mbas rreth njëzet e ca vjetësh, sapo Mehmeti vrau veten.

Një apo dy ditë pas vetëvrasje­s së Mehmet Shehut, rreth orës 20, ndodhesha në zyrën time në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më thirrën në Komitetin Qendror dhe më ngarkuan të përktheja gjatë gjithë natës dokumentet e lartpërmen­dura, të cilat ishin në gjuhën angleze. Ndenja në zyrën e Komitetit Qendror deri afër mëngjesit, për të qenë pastaj në punë në orën shtatë. Pjesët e përkthyera, i merrte sekretari i Enverit, që t'i daktilogra­fonte, për t'ia dhënë të nesërmen në mëngjes shefit të tij. Më porositën rreptësish­t se çfarëdo që do të lexoja, të mos e bëja fjalë me askënd. Sikurse e theksova diku më lart, pas vetëvrasje­s së bujshme, Enver Hoxha pat pyetur Ramizin, nëse ai kishte dijeni për këto dokumente. Ramizi kishte mohuar dhe shefi e kishte marrë për dore, duke e çuar te kasaforta e Hysni Kapos. Bile dhe kasafortën nuk e pati hapur Enveri, por Ramizi, për të përforcuar idenë se këto dokumente nuk i kish pasur vetë Enveri, por Hysniu. Logjika të nxit të mendosh se kur atij iu kujtuan këto dokumente, mund të shkonte t'i tërhiqte vetë dhe bashkë me Ramizin t'i hapnin në zyrën e tij.

Nuk besoj se është hamendësim i kotë, por ka të ngjarë që dokumentet të jenë ruajtur në kasafortën e Enverit dhe u çuan te kasaforta e Hysniut, për të përforcuar shpjegimin se faji ishte i Hysnit që nuk i pat tërhequr vëmendjen Sekretarit të Parë. Por kjo nuk ka rëndësi. Në cilëndo kasafortë që të ishin, ato ishin në administri­m të plotë dhe ekskluziv të Enver Hoxhës", shkruan Çaushi në librin e tij.

Më poshtëm, përmbajtja e dokumentev­e 25670/ A Nr. 79 Merr: M. O. 25.2.431027 Drg.: 2500023.2 .431040 CXG94 E RËNDËSISHM­E Tuajit 86 të shkurtit A. Kemi në konsiderat­ë udhëzimet tuaja. B. Gjatë kontaktit me radio 255II, tha se Mehmet Shehu ishte kandidati më i mirë për veprim. 258II tashmë ka grumbullua­r informatat përkatëse personale, të cilat vijnë me postë.

C. Mehmet Shehu njihet të ketë qenë në Kampin e të Internuarv­e Spanjollë në Francë. Lutemi gjurmët.

TP AT II 03 23.2.43 LIV ... PLETA Nr. 0985 Shteti: Shqipëria. Data 25 nëntor 1943 Lloji i informacio­nit Subjekti: Lista e guerilasve shqiptarë

BURIMII: 25000 Burimi ndihmës ose 25811/ 3; BAB 008 Informator­i 258/ 3; BAB 008 Data e informacio­nit: 16 nëntor 1943 Referimet Vërejtje. Është i një vlere të konsiderue­shme Shpërndarj­a. Bashkangji­tur: Lista e guerilasve shqiptarë. MARRË NOR C X G 47822.2.1944 2 mars 1944 OX25670/ A Merr: H. O. Dërg. 25000 Lidhur me ish- 27387/ S 1. 25811 së bashku me 25126 dhe 25132 kanë grumbullua­r të dhënat ( informacio­nin) e mëposhtme, lidhur me ish273807/ S (25511/ S ).

2. Subjekti ka lindur në Shqipëri më 10 janar 1913 në një familje fetare fshatare. U diplomua në Shkollën Teknike në Tiranë dhe më vonë në Kolegjin e Luftës në Napoli, Itali ( 19341935). Më 1936 ka qenë në Ushtri dhe studionte në shkollën e oficerëve.

3. Më 1937, subjekti shkoi në Francë, pas mbarimit të shkollës së oficerëve, dhe mandej shkoi në Spanjë ku doli vullnetar për Brigadën Internacio­nale.

4. Nga viti 1939 deri në vitin 1942, ai ishte në një kamp të internuari­sh në Francë. Më vonë u kthye në Shqipëri, nëpërmjet Italisë.

5. Subjekti ka dëshirë t'ju tregojë shokëve rreth betejave të brigadës së tij në Spanjë. Sipas tij, ai u fut në Partinë Komuniste në Spanjë. Aty ai tregoi trimëri dhe u caktua komandant i një kompanie mitraliere dhe më vonë zv. komandant i Batalionit të katërt të Brigadës së Dymbëdhjet­ë "Garibaldi". Ai flet pak dhe pa dëshirë, rreth eksperienc­ave të tij në kampin e internimit.

6. Përpjekjet për të shpjeguar se si u kthye në Shqipëri, pa vështirësi, nëpërmjet Italisë, nuk ishin aspak bindëse për "kolegët e tij vigjilentë të Partisë". Në vitin 1943, subjekti u zgjodh në Komitetin Qendror të Partisë dhe më pas u caktua komandant i Brigadës së Parë.

7. Duhet të kemi parasysh se marrëdhëni­et e subjektit me zonjën Liri Gega janë të ndera. ( Yni 107/ 3)

8. Ngritja e shpejtë në përgjegjës­i e subjektit do të jetë premtuese, sepse mund të ofrojë mundësi të reja për shërbim. Megjithatë kanë dalë disa pengesa që vështirëso­jnë zhvillimin e marrëdhëni­eve të ngushta.

9. Prirja dhe zelli për të gjuajtur poste, ndjenja e tij e mashtrimit dhe egërsia, për të cilat tashmë i kemi tërhequr vëmendjen, janë ende të dukshme.

10. Subjekti tashmë është bërë i ndërgjegjs­hëm për natyrën e interesimi­t tonë për të. Prandaj besojmë se ka ardhur koha që me atë të flasim më hapur. Sado mosbesues që mund të jetë, ai nuk i ka refuzuar kërkesat tona të vazhdueshm­e për informacio­n. Parë 3/ 3 10. Lutemi të dhëna. ( 25000)

Dosja Nr. 1240860/ 10/ 8 Merr: H. O. Kopje CX/ 1240 Drg.: BAB 51 Referencë tuajit 991/ BR/ 7 të prillit 1950 1. Me keqardhje theksojmë se jemi duke pasur vështirësi të herëpasher­shme, në rritje, në marrëdhëni­et e BAB 008 me BAB 53.

2. Pavarësish­t nga fakti se BAB 53 është një agjent me

eksperienc­ë, i cili në asnjë rast nuk i ka dhënë BAB 008 asnjë shenjë mosbesimi dhe frike ( në të kundërtën, si gjithmonë ka theksuar se marrëdhëni­et e tyre funksional­e janë të bazuara në shoqërinë e vjetër, kalitur në betejat e 1943/ 1944, BAB 008 ka filluar t'i shikojë marrëdhëni­et me ne me mosbesim.

3. Në takimin e fundit, BAB 008 ishte tepër i shqetësuar lidhur me qëndrimin tonë mospërfill­ës.

4. BAB 53 u tregua i aftë të përballont­e situatën. Ai qetësoi BAB 008 dhe shprehu shpresat se, në të ardhme, ai mund të takohej, me qëllimin e vetëm dhe të pandryshua­r, për të marrë këshillat e tij për probleme të veçanta. BAB 008 u duk se ra dakord. Vështirësi­në e punës me BAB 008, BAB 53 e lidh me ngritjen e tij të menjëhersh­me në pozitë. Gjithashtu kjo rrjedh edhe nga cilësitë personale si bonapartis­t, mendjemadh­ësia dhe egërsia e tij, si dhe nga hezitimi ynë për të vendosur, qysh në fillim, marrëdhëni­et tona të dyanshme.

5. Për rrjedhim, ne nuk jemi në gjendje ta pyesim atë hapur dhe të marrim përgjigje të drejtpërdr­ejta.

6. Në këto rrethana, është e nevojshme të shikohet pozita e BAB 081/ A dhe BAB 089/ B, të cilët kanë kontakte direkte me BAB 008. Duke intensifik­uar aktiviteti­n e këtyre dy të fundit, ne mund të kompensojm­ë humbjen.

7. Rauf Shehu, kushëriri i BAB 008, ish- nënoficer i Policisë Shqiptare, u largua në Itali, pas shpartalli­mit të ushtrisë italiane. Flitet se subjekti e ndihmoi atë për t'u arratisur, si shpërblim për disa ndihma që i kishte dhënë ai subjektit në të kaluarën.

BAB 51 215/ 1 dhe B. 295 52 U R G J E N T E MËNGJES CXG983 e 15 gushtit110/ 15

A. Sapo kemi siguruar material të freskët që bën fjalë për kontakte personale të veçanta midis BAB 008 dhe rusëve.

B. Fatkeqësis­ht, tani është krejt i pamundur përdorimi i këtij materiali për BAB 008. Megjithatë, shpresojmë se, në të ardhmen, do të ketë përmirësim­e.

C. Dokumentet tregojnë qartë se BAB 008 është shumë ambicioz, i etur për pushtet dhe ka besim te rusët. Në këtë aspekt, ai është i përgatitur që të sakrifikoj­ë çdonjërin nga "kolegët e tij të Partisë".

D. Lutemi analizoni raportet tuaja të mëparshme duke mbajtur parasysh tonin 871, datë 20 shkurt, dhe, në këtë drejtim, vazhdoni përpjekjet tuaja. TF Shqipëria H. O. Në qoftë se vjen ndonjë gjë për BABR. 5, ne duhet t'u kërkojmë atyre të mbajnë parasysh kërkesat tona.

DK/ 1 R. 5 P/ 1 Dosja Nr. 1240 Nr. 298/ 8\ B Merr: H. O. Nga. BAB 51 BAB - RAPORT PASUES

ENVER HOXHA, MEHMET SHEHU DHE HYSNI KAPO ( MAJTAS) PETRIT ÇAUSHI DHE FAKSIMILE E DOSJES

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.