Panorama (Albania)

Tragjedia, babai në greqi si emigrant, nëna me dy fëmijët vdesin të asfiksuar nga gazi

SHPETON NJE NGA TRE FEMIJET. META NE SPITAL: DRAME E MADHE

- TIRANE

Presidenti Ilir Meta vizitoi mbrëmë në Spitalin e Traumës 16- vjeçaren që i mbijetoi tragjedisë në Bulqizë dhe pasi bisedoi me mjekët, tha se ata po punojnë për ta mbajtur jashtë çdo rreziku.

Pasi reagoi fillimisht përmes "Facebook", ku shprehu ngushëllim­et e tij, Meta vizitoi nga afër vajzën që ndodhet në spital dhe të afërmit që ndodheshin aty. "Për fat të mirë, gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza, është e mirë dhe e qëndrueshm­e dhe mjekët po bëjnë një punë shumë të mirë për ta mbajtur jashtë çdo rreziku. Sikurse dimë, ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Shpreh ngushëllim­et më të ndjera për gjithë familjen Tola, për komuniteti­n e Ostrenit dhe Bulqizës, dhe siguroj që do të jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzako­nshme dhe të pangushëll­ueshme", u shpreh Meta nga Spitali i Traumës. Merita Tola ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ishte e vetmja e mbijetuar nga familja Tola, pas vdekjes së nënës, motrës dhe vëllait të saj. Sipas burimeve nga spitali, vajza e mitur ndodhet në gjendje shoku pas tragjeditë, por jashtë rrezikut për jetën.

E AFERMJA

Gruaja e dajës së Rajmonda Tolës, e cila humbi jetën bashkë me dy fëmijët në fshatin Ostren të Bulqizës, ka qëndruar mbrëmë pranë vajzës që i mbijetoi tragjedinë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës. Lumturie Bajrami tregoi dje se kryefamilj­ari ndodhet në Greqi, ku merret me punë sezonale me periudha 3- mujore, por tashmë ai është nisur drejt Shqipërisë, pasi ka mësuar lajmin tragjik. E afërmja e familjes Tola shprehet se ende nuk është informuar zyrtarisht për shkaqet e ngjarjes, por nga ana tjetër kërkon edhe ndihmë nga shteti për varrimin e 3 pjesëtarëv­e të familjes Tola. "Ngjarjen e kam mësuar kur pashë emrin e mbesës së burrit tim në televizor. Në atë moment kam marrë në telefon menjëherë kunatin e Rajmondës, vëllain e burrit të saj, i cili më pohoi se fatkeqësis­ht ngjarja ishte e vërtetë. E pyeta se si kishte ndodhur, por as ai nuk dinte asgjë. Thjesht më tha që ka ndodhur tragjedi, pasi kanë vdekur 3 vetë të një familjeje", tregon Lumturie Bajrami. Sipas saj, në momentin që kunati i Rajmonda Tolës i kishte thënë se një nga vajzat kishte shpëtuar dhe ndodhej në Spitalin e Bulqizës, ajo ishte nisur menjëherë për aty, duke u interesuar për shëndetin e 16- vjeçares. "Fola me një infermiere që gjeta në momentin që hyra në spital. Ajo më tha se vajza ishte mirë për momentin, por do ta nisnin drejt Tiranës", tregon ajo. Më tej, thotë se Rajmonda Tola ishte e papunë, merrej vetëm me punët e shtëpisë, ndërsa i shoqi, Ylberi, kryen punë sezonale në Greqi dhe se nuk ndodhej në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Ajo tregon se familja është në kushte të vështira dhe të vetmet që u japin të ardhura janë bagëtitë dhe fitimet që sjell bashkëshor­ti i Rajmondës sa herë që kthehet nga Greqia. Por, sipas saj, as ato nuk mjaftojnë. "Ylberin e kanë lajmëruar për atë që ka ndodhur dhe tani është rrugës nga Greqia në drejtim të Shqipërisë", thotë ajo. Kur e pyesim se çfarë dyshon se mund të ketë ndodhur, ajo nuk ka ende një përgjigje. Sipas saj, familja Tola përdor një sobë me dru për t'u ngrohur dhe nuk e di me siguri nëse ka pasur rrjedhje gazi apo jo. "Kur unë telefonoja të afërmit për t'i pyetur se çfarë kishte ndodhur, aty dëgjoja vetëm të qara. Askush nuk ishte në gjendje të fliste", shprehet e afërmja e viktimave.

 ??  ?? Shtëpia ku ndodhi tragjedia
Shtëpia ku ndodhi tragjedia
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? E afërmja e familjes Tola, Lumturie Bajrami
E afërmja e familjes Tola, Lumturie Bajrami

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania