Panorama (Albania)

Shteti i "Dullë Baxhasë"

- AGRON GJEKMARKAJ

DullëBaxha­ja, person azhi i famshëm i romanit të Ismail Kadaresë "Dosja H", ngjiti aq shumë sepse ai bashkoi në një nofkën popullore të diktatorit Enver Hoxha me atë të spiunit, këtij personazhi kaq të shpeshtë të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Këta sy e veshë përgjues të çdo intimiteti, lëvizjeje, gjesti a fjale përthithes­hin nga Baxhaja në shërbim të Dullës. E kush e kishte...

menduar që pas 30 vitesh liri, romani i Kadaresë dhe personazhi i tij do të aktualizoh­eshin kaq shumë, pikërisht në shoqërinë, e cila doli prej asaj krusme tejet mendueshëm.

Ligji special që po aplikon qeveria, ai "anti- KCK", de jure e de fakto e shndërron Shqipërinë në shtet policor. Pas një tërheqjeje me ligjin "Antishpifj­e", ku ofertë e tij ishte autocensur­a dhe ndëshkimi i fjalës së lirë, pa vonuar shumë, ia behu oferta tjetër më kërcënuese, ajo e përgjimit dhe shantazhit në kinse luftën ndaj krimit të organizuar. Paradoksal­e, rebus për logjikën, të besosh se personi, i cili personazhe­t e botës së krimit i bëri deputetë, kryetarë bashkish, që u shërbye prej tyre në krime elektorale, nëse u referohemi dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës, të publikuara nga "Bild", e ka seriozisht me këtë KÇK- në. Por, ai është serioz në të tjera qëllime. Në vullnetin e tij për të sunduar nuk është demonstrua­r kurrë i lëkundur. Përshtypje të madhe bën heshtja e të gjithë atyre burrave e grave të strukturav­e të Partisë Socialiste, të cilët për një kockë heshtin dhe votojnë dorëzimin e lirive civile në duart e Policisë, e cila tanimë është vetëm politikë. Ata të gjithë bashkë në rresht pas bariut të tyre zëvendësua­n parimin me dyshimin, gjykatën me drejtorin dhe drejtorët e Policisë.

Po kaq, Edi Rama, duke u vënë mbi krye ministrin e Brendshëm ( i cili për hatër të shefit bëhet synet dy herë në ditë me një servilizëm të panjohur më parë në Olimpin e politikës e me po kaq fudollëk sillet si arkitekt i KÇK- së) si dhe drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë, të cilin e ka emëruar vetë mbi Prokurorin e Përgjithsh­ëm dhe SPAKun ka lëshuar kumtin e tij për ata që duan të kuptojnë se vullneti, bindja, pasioni dhe interesi i tij janë institucio­net kryesore të këtij vendi. Pra, Edi Rama ta vë në diskutim pronën dhe lirinë personale, ai ta merr e ta kthen, ta zvogëlon e ta shton. Ai përvijon, përcakton e përkufizon dyshimin dhe menjëherë "Dullë Baxhaja", pa vendim Gjykate, lëshohet fulikare me aparat në vesh mbi telefonat tanë, fshihet në dollap, hyn nën krevat, rri në pemën ngjit me dritaren, të fotografon, incizon, filmon e kështu me radhë dhe me vrap në bodrumet e vilës së Surrelit. Atje, në atë errësirë dhe pagjumësi, ai i sheh dhe vendos kë të thyejë, kë të thërrasë, kë të përdorë, kë të ndëshkojë. Turizmi policor me kamera në krah do të mbarojë shpejt, po ashtu edhe shantazhi ndaj aleateve elektoralë të Rilindjes, sepse paktet do të rivendosen, por ajo që mbetet është kapota totalitare me komça bronzi, me të cilën po na veshin.

Në Shqipëri, pa dyshim, ka shumë policë

Habi shkakton sjellja prej kodoshi e ndonjë ambasadori, i cili i njeh punët e ligjit që mbron për ne dhe fëmijët tanë, bash atë ligj që do ta luftonte për vete dhe fëmijët e tij. Shoqërisë shqiptare i janë bërë shumë padrejtësi nga kryeminist­rat e vet, por asnjë s'ka tentuar si ky, i cili si ofertë themelore ka suprimimin e lirive dhe shtetin policor në funksion të pushtetit personal. Shoqëria dhe opozita, nëse e pranojnë këtë vetëm me mërmërima kundërshti­e e pa akte rebelimi demokratik, do të jenë viktimat kryesore. Armiku i Ramës nuk janë kriminelët, por kundërshta­rët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania