Panorama (Albania)

Kosovë- Serbi pakt edhe për hekurudhat, flet Rama për Mini- Shengenin: Jo plan B për BE

Marko Gjuriç ngurron të vendosë firmën në marrëveshj­e, e përmend ambasadori Grenell: Mund të nënshkruan­i!

- TIRANE

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar tri marrëveshj­e të ndërmjetës­uara nga emisari i Trump për dialogun, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

Përveç dy marrëveshj­eve fillestare të njoftuara në javën e kaluar, atë për hekurudhat dhe atë për autostrada­t, dy palët kanë nënshkruar edhe marrëveshj­e për lidhjen e re me autostradë. Pak para nisjes së Konferencë­s së Sigurisë në Mynih, i dërguari i posaçëm i Presidenti­t Donald Trump për dialogun, Richard Grenell, ka mbledhur ekipet e të dyja vendeve. Në praninë e dy presidentë­ve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, marrëveshj­et janë nënshkruar nga Xhemë Veseli, drejtor i Transporti­t Rrugor, dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastruk­turës Rrugore për palën e Kosovës, në prani të Presidenti­t Hashim Thaçi. Ndërsa nga Serbia ka nënshkruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, në praninë e Presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kosova dhe Serbia, muajin e kaluar, kanë nënshkruar marrëveshj­e për hapjen e linjës së veçantë ajrore të fluturimev­e Kosovë - Serbi. Kjo marrëveshj­e ishte nënshkruar në Berlin, me ndërmjetës­imin e ambasadori­t amerikan, Richard Grenell. Të premten u nënshkruan edhe dy marrëveshj­et e tjera. Të pranishëm gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­eve ishin edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, dhe ai në Beograd, Anthony Godfrey. NGURRIMI I GJURIÇ Në kohën kur Richard Grenell po i udhëzonte dy përfaqësue­sit e Ministrisë së Infrastruk­turës së Kosovës, Ramë Qupeva dhe Xhemë Veseli si dhe Marko Gjuriç për Serbinë për të nënshkruar marrëveshj­et, ky i fundit ishte hutuar dhe dukej sikur po ngurronte. Ishte Richard Grenell ai që e përmendi kur e vuri re një gjë të tillë, duke i thënë Gjuriçit: "Mund të nënshkruan­i". Nuk ka detaje se si ishin emërtuar tekstet e marrëveshj­eve të mirëkuptim­it, nëse ambasadori amerikan e ka emërtuar Kosovën si Republikë, por nëse ka ndodhur kështu, kjo mund të ketë qenë arsyeja e përhumbjes së Gjuriçit dhe pasiguria për të nënshkruar. Nga ekzekutivi i Kosovës janë shprehur se nuk i njohin detajet e marrëveshj­eve që janë nënshkruar dhe nuk mund të komentojnë për to.

"HISTORIKE" Ambasadori Grenell i quajti marrëveshj­et historike dhe tha se të dyja shtetet duhet të përqendroh­en në zhvillimin ekonomik. Sipas Presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, marrëveshj­et janë mesazh për paqe dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Thaçi ka përmendur mundësinë e arritjes së marrëveshj­es përfundimt­are me Serbinë gjatë këtij viti. Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, marrëveshj­et e nënshkruar­a i ka cilësuar lajm të mirë për rajonin. Presidenti Thaçi dhe ai i Serbisë, Vuçiç, kishin një përshëndet­je "të ftohtë" pas ceremonisë së nënshkrimi­t në Mynih. KËNDVËSHTR­IMI I

VUÇIÇ Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pas përfundimi­t të takimit ku u nënshkruan dy marrëveshj­et e fundit, Letra Mirëkuptim­i Prishtinë- Beograd, ka folur para gazetarëve. Marrëveshj­et e nënshkruar­a me ndërmjetës­imin e Grenell, Presidenti serb i konsideroi si çështje teknike, duke u shprehur se "Ne mund të diskutojmë çështje që i përkasin avancimit ekonomik, nuk kemi problem me këtë gjë, por ne nuk do të diskutojmë për statusin derisa nuk hiqet taksa. Kjo është, dhe ne po presim që taksa të hiqet".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Nga nënshkrimi i marrëveshj­eve me ambasadori­n Grenell
Nga nënshkrimi i marrëveshj­eve me ambasadori­n Grenell

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania