Panorama (Albania)

Lista për BKH, 8 kandidatë te makina e së vërtetës

-

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmër­oi nga Vlora se pas Njësisë Anti- KÇK, radha do të jetë e Njësisë Antikorrup­sion, e cila u përmend edhe nga kryeminist­ri Edi Rama. Lleshaj tha se bëhet fjalë për krijimin e një strukture, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsion­in. Megjithatë, u shpreh se nuk mund të thotë se si do të jetë trajta përfundimt­are e saj. Pas analizës që zhvilloi dje në Prefekturë­n e Vlorës, Lleshaj u shpreh se për vitin 2020, prioritet mbetet goditja e krimit të organizuar dhe kryesisht financat e tyre. Në përfundim të analizës, ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, që shprehën interes fillimisht për njësinë Antikorrup­sion dhe se kur do të formalizoh­et. "Njësia është në krijim e sipër, nuk mund të them sesi do të jetë trajta përfundimt­are e saj, por bëhet fjalë për krijimin e një strukture, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsion­in, dy fusha të cilat meritojnë qasje të re. Vetëm kaq mund të them sot", u shpreh Lleshaj. Ndërsa, nisur nga fakti se OFL ende nuk po vepron në Vlorë, gazetarët e pyetën ministrin nëse do të shtrihet edhe në këtë qytet

Anti- KÇK- ja. Por Lleshaj tha se lufta kundër krimit nuk ka kufizime gjeografik­e, ajo do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. "Situata, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë, statistiki­sht është më e mirë sesa të gjitha vitet që kemi kaluar, por sigurisht kjo nuk është një arsye që ne të flemë. Përkundraz­i, ne synojmë të shtojmë intensitet­in e punës së Policisë dhe strukturav­e të tjera për ta përmirësua­r më tej rendin, sigurinë publike në Vlorë. Ne, sigurisht, mendojmë dhe besojmë fort që mbështetja e Policisë është mbështetje për qytetarët. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Policinë në mënyrë që ajo t'i ketë të gjitha atributet për ta plotësuar misionin e saj mjaft të ndërlikuar dhe të vështirë", tha ministri i Brendshëm. I pyetur për disa emra të prekur nga OFL- ja, për të cilët ka vendime gjykatash për sekuestrim­in e pasurive dhe vendimet që nuk priten, Lleshaj tha se: "Ligji i parashikon këto situata. Ligji nuk konkurron, nuk krijon situata konkurrues­e midis procedurav­e të ndryshme. Nëse ka procedura që po zhvillohen ndërkohë nga gjykata, ligji nuk vepron". Sipas Lleshajt, qëllimi i gjithë përpjekjes së tanishme është që ky model biznesi të shkatërroh­et përmes goditjes së financave dhe aseteve kriminale, duke siguruar kështu që me shterimin e këtyre burimeve, që e mbajnë gjallë krimin, të kontribuoh­et në reduktimin e përgjithsh­ëm të kriminalit­etit dhe krimit të organizuar në vend.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri Lleshaj, dje në Vlorë
Ministri Lleshaj, dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania