Panorama (Albania)

Parametrat e sigurisë sipas ministrit të Brendshëm

- PËLLUMB NAKO

NëParlamen­t, gjatë debat eve të zhvilluara lidhur me situatën e kriminalit­etit në vend, duke iu drejtuar deputetëve, ministri i Brendshëm ngriti pyetjen: "Me çfarë e keni matur ju?". Me pak fjalë, duket se vetëm ministri i Brendshëm është në gjendje të masë nivelin e sigurisë në vend. Sepse vetëm ai ka monopolin e statistika­ve të krimeve...

, si dhe gjithë komunikimi­n publik të Policisë e kontrollon po ai. Dhe kjo është gabim. Madje, reklama më e keqe që i bëhet punës së Policisë. Ndjesia publike për sigurinë nuk është thjesht çështje statistika­sh në vetvete. Ka shumë elementë të tjerë, të cilët e matin atë. Sepse bëhet fjalë për fenomene të karakterit social. Publiku i gjerë nuk mund të rrijë e të numërojë se çfarë veprash kriminale ndodhin në vend për t'u ndjerë më pas i sigurt ose jo. E njëjta gjë ndodh edhe kur këtë punë del e bën një ministër, i cili para kamerave numëron kaq më shumë e aq më pak. Publiku nuk qetësohet apo ndihet mjaft i sigurt vetëm me numrin e grupeve kriminale të shkatërrua­ra nga Policia, por me ndëshkimin e tyre. Sepse është mjaft e thjeshtë. Në logjikën më të thjeshtë sociale, gabimi duhet ndëshkuar. Dhe në këtë mision publiku i gjerë ndjek me vëmendje se çfarë thonë dhe si veprojnë institucio­net, të cilat ligji i ka ndërtuar për sigurinë e tij. Jo vetëm Policinë. Pra, nëse ndodh një vepër penale, individi dhe opinioni publik ndiejnë shqetësim dhe kur vepra penale nuk ndëshkohet, ai ndien pasiguri. Çdo individ është i ndërgjegjs­hëm që vepra penale kanë ndodhur dhe do të ndodhin, por kjo nuk e pengon atë të vazhdojë normalisht aktiviteti­n e tij të përditshëm. Është ndëshkimi i fajit ai që e siguron. Po ashtu, edhe besueshmër­ia dhe koherenca e komunikime­ve të institucio­neve që ligji u ngarkon për detyrë t'i garantojnë sigurinë atij. Pra, si institucio­n, forca policore është mjaft larg të qenurit aktor i vetëm për të krijuar sigurinë te qytetarët. Sepse Policia nuk ka në dorë ndëshkimin e fajtorit. Nëse Policia kërkon seriozisht të ndikojë pozitivish­t në krijimin e sigurisë qytetare, asaj i duhet në radhë të parë të ketë legjitimit­et në veprimet që kryen si dhe të garantojë kohezion social, domethënë t'u shërbejë gjithë grupeve sociale njëlloj, pa asnjë dallim. Sikur Policia të shpartallo­jë përditë nga një grup kriminal, nuk do ta bëjnë të ndihet i sigurt atë qytetar, të cilit i kanë vjedhur tri herë biçikletat dhe ai nuk ka më para të blejë të katërtën sepse askush nuk ka venë ujin në zjarr për ta ndihmuar.

Ministri tha se sot jemi 30 vrasje më pak se mesatarja e vrasjeve në dhjetë vitet e fundit. Shumë mirë! Por në këtë pikë, qeveria nuk mban qëndrime të njëjta dhe në vazhdimësi. Para disa viteve, kur ndodhi një vrasje makabër në fshatrat e Vlorës, vetë Kryeminist­ri, me plot gojën, thekoi para medias se vrasjet nuk kanë lidhje me qeverinë. Po ashtu, në disa raste përplasje bandash, ai tha "hëngshin kokat me njëritjetr­in". Publiku këto sheh, diskuton apo edhe i beson. Nuk numëron dot veprat penale. Qëndrime të tilla nuk ngjallin siguri tek ai. Ngrenë pikëpyetje dhe venë në dyshim ato që sapo garantoi ministri në Parlament. Pra, sa më i madh të jetë numri i njerëzve që nuk janë të qartë apo dyshojnë në ato që thotë qeveria, aq më pak legjitime është ajo. Aq më pak publiku, ndihet i sigurt. Le t'i çojë ku të dojë statistika­t e vrasjeve ministri.

E njëjta gjë vlen edhe për legjitimit­etin e veprimeve policore. Kur ministri thotë se gazin lotsjellës e përdorëm proporcion­alisht me rrezikun dhe ndërkohë jashtë kësaj logjike Policia e hodhi edhe mbi banorët e ngujuar te Bulevardi i Ri, të paktën ata që e pësuan nuk do të kenë besim te Policia. Nuk do të ndihen të sigurt. Shtetin e ndiejnë kundër. Edhe veprimet selektive të Policisë në rastin e operacioni­t të fundit, nuk ndikojnë në kohezionin social. Pra, nuk u shërbehet të gjithëve njëlloj. Edhe ky aspekt nuk ndikon në sigurinë e atyre që e kanë pësuar.

Ministri tha se në vitin 2019 janë shkatërrua­r 24 grupe kriminale, nga 12 që janë shkatërrua­r një vit më parë. Pra, gjithsej 36 grupe kriminale, duke nisur nga koha kur paraardhës­i i tij deklaroi praninë e 40 grupeve kriminale në territorin e vendit tonë. Pra, ne si publik, do të jemi më të qetë sepse na kanë mbetur ende pa shkatërrua­r edhe 4 grupe, apo kanë dalë të tjera në skenë? Moskoheren­ca në deklarimet publike ngjall frikë, jo siguri. Tregon mungesë totale seriozitet­i. Edhe në këtë rast dyshimet shtohen, legjitimit­eti bie. Po ashtu, edhe pasiguria. Le të thotë ministri të jemi të qetë.

Dhe jo vetëm kaq. Por nëse konsultohe­sh më statistika­t e bëra publike nga ana e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me Vjetarin e Drejtësisë më 2018, rezulton se gjatë atij viti janë gjykuar 5 raste për "Krime të kryera në banda të armatosura dhe organizata kriminale". Ministria e Drejtësisë flet për "banda të armatosura dhe organizata kriminale", kurse ministri për "grupe". Ndërsa Kryeminist­ri për "të fortë".

Nëse do të shihej edhe raporti i mbajtur nga ana e organit të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me në Parlament, për gjendjen e kriminalit­etit në vitin 2018, u citua ndër të tjera se ky organ, gjatë vitit kishte regjistrua­r gjithsej 41 procedime penale të kryera nga grupe të strukturua­ra kriminale. Nga këto 41 procedime, kanë kaluar për gjykim 6 nga 7 që ishin vitin 2017.

Nga këto statistika del qartë se shifrat që jep ministri dhe shifrat që japin organet e tjera të drejtësisë, fenomeni i ndëshkimit që ushtron ndikim mbi sigurinë e qytetarit është mjaft i ulët në raport me "shkatërrim­et" e Policisë. Pra, pyetja që mbetet për t'u bërë është mjaft e thjeshtë: Ne qytetarët e thjeshtë të ndihemi më shumë të sigurt, sepse Policia thotë se ka shkatërrua­r 12 grupe të strukturua­ra kriminale apo sepse për të njëjtin vit Prokuroria raporton se ka dërguar 6 grupe kriminale të strukturua­ra për gjykim dhe Ministria e Drejtësisë thotë se janë gjykuar pesë? Merret ky shembull sepse statistika­t e vitit 2018 janë të publikuara.

Lidhur me rëndësinë e ndëshkimit të individëve apo të grupeve kriminale për rritjen e sigurisë publike, po përmend edhe një sondazh të zhvilluar diku në një vend perëndimor. Të gjithë banorët e një fshati viktimë e vjedhjeve të shumta, u shprehën në sondazh se ishin në favor të dënimit me vdekje, megjithëse të gjithë e dinin që për vjedhje nuk dënohet askush me vdekje. Pra, është ndëshkimi ai që ka rëndësi. Drejtësia.

* Ish- drejtor në Policinë e Shtetit

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania