Panorama (Albania)

Qeveria kujdestare, Basha: Masa nëse s’reagon maxhoranca

Qeveria teknike, kryetari i PD: Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetues­e, ekonomike dhe politike

-

Zgjedhjet e parakohshm­e të organizuar­a nga një qeveri kujdestare janë e vetmja rrugë sipas kryedemokr­atit Lulzim Basha, për të kthyer në Shqipëri normalitet­in politik.

Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme pas takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias, kreu i selisë blu paralajmër­oi se opozita do të reagojë nëse nga ana e maxhorancë­s do të tentohet që përmes bashkëpuni­mit të qeverisë me bandat kriminale, t'u heqë qytetarëve pushtetin e tyre që është vota. Ashpërsimi i gjuhës së kryetarit të PD- së vjen në një kohë kur përfaqësue­s të rëndësishë­m të maxhorancë­s janë shprehur se zgjedhjet e ardhshme janë në 2021 dhe nuk mbështesin krijimin e qeverisë tranzitore para zgjedhjeve. "Zgjidhja që ne kërkojmë, nuk po e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikua­m gjithçka për t'i hapur rrugën një zgjidhjeje politike për shqiptarët, jo për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, kriminelëv­e dhe oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëv­e, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane, për t'u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin", tha Basha.

AKUZAT

Kryetari i selisë blu akuzon Kryeminist­rin Rama se javët e fundit po bën përpjekje të shtuara për të kapur çdo institucio­n shtetëror. Kalimi në Parlament i ndryshimev­e në ligjin organik të Gjykatës Kushtetues­e, që i rrëmben kompetenca­t Presidenti­t në një kohë, ka një kërkesë për opinion nga Komisioni i Venecias për këtë çështje. "Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetues­e dhe politike. Ilustrimi më i mirë i kësaj krize në javët e fundit janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti, i cili nuk pret as për opinionin e Venecias, por ka çuar për miratim në një Kuvend ilegjitim, masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetues­e. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total", vijoi Basha. Nismat e fundit ligjore të qeverisë aktuale, sipas kryedemokr­atit Basha dëmtojnë demokracin­ë dhe cenojnë të drejtat e qytetarëve. "Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara, prona e qytetarëve është e kërcënuar, jeta e qytetarëve është e kërcënuar, siguria e qytetarëve është e kërcënuar, sepse shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëv­e, por është e një grushti pushtetarë­sh të lidhur me një grusht kriminelës­h dhe oligarkësh, që së bashku kanë kapur zgjedhjet, Parlamenti­n, bashkitë, Gjykatën Kushtetues­e, gjykatat e vendit, pronat e shqiptarëv­e. Gjithçka në këtë vend kontrolloh­et nga një grusht njerëzish. Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shteti ligjor", tha Basha.

ZGJIDHJA

Për të kaluar situatën e rëndë politike, ekonomike e sociale në të cilën ndodhet vendi, sipas Bashës duhen zgjedhje me standarde në mënyrë që pushteti të mos kujdeset për oligarkët, por për qytetarët. "Të kthehet legjitimit­eti i institucio­neve. Të kemi një Parlament që e ka të lidhur fatin me qytetarët. Një Parlament dhe një qeveri që e ka fatin të lidhur me qytetarët, do t'u shërbejë qytetarëve. Një Parlament, një qeveri, një Kryeminist­ër që ka dalë, siç kemi dëgjuar nga dosjet 184 dhe 339, nga bashkëpuni­mi me bandat dhe krimi i organizuar, është peng i tyre, do t'u shërbejë atyre, do t'i shërbejë oligarkisë", përfundoi Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania