Panorama (Albania)

Paneli i sigurisë në Mynih: Rama, Kurti e Vuçiç ulen përballë

-

Në Mynih të Gjermanisë nisi të premten Konferenca e Sigurisë, në të cilën po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucio­neve, ministra dhe ekspertë. Në kuadër të kësaj konference i kushtohet një panel i veçantë Ballkanit Perëndimor. Diskutimi me temën "Koordinim, bashkëpuni­m, konsolidim: Shkuarja e Ballkanit Perëndimor përpara", bashkoi për herë të parë në një tavolinë, Kryeminist­rin e ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kurti dhe Vuçiç ishin ulur përballë njëri- tjetrit, në tryezën ku ndodhej edhe Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk­i, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, dhe kryediplom­ati i BE- së, Josep Borrell. Paneli ishte lajmëruar se do të mbahej me dyer të mbyllura për mediat.

Vuçiç u tha gazetarëve pas këtij takimi, se gjatë panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor në Mynih, kur u përball me Kryeminist­rin e Kosovës, Albin Kurti, i ka mbrojtur interesat e Serbisë dhe popullit serb në mënyrën më të mirë të mundshme. "Isha i ashpër. Luftova për interesat e Serbisë dhe popullit serb, gjë që është puna ime. Unë po thosha të vërtetën dhe jam krenar për këtë", u shpreh Vuçiç në RTS.

Kurti nuk ka komentuar menjëherë për mediat. Nuk ka qenë vetëm ai përfaqësue­si i Kosovës në atë panel, ishte edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe përfaqësue­s të tjerë të kabinetit ministror. Por sytë ishin nga Kurti, pikërisht për faktin e një linje të ashpër që ka mbajtur ai për diskutimet me Serbinë, gjatë kohës që ishte në opozitë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania