Panorama (Albania)

Rama: Mini- Shengeni nuk është plani B i Ballkanit Perëndimor

“Nëse u qëndrojmë besnikë vlerave tona demokratik­e dhe misionit për zhvillim gjithëpërf­shirës, nuk ka alternativ­ë tjetër për Shqipërinë”

- ARDIT HOXHA

Kryeminist­ri Rama ka hedhur poshtë çdo aludim që ka qarkulluar në muajt e fundit se Mini- Shengeni Ballkanik mund të jetë një lloj plani për të zëvendësua­r perspektiv­ën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një editoriali të botuar në "Euroactiv", Rama thekson se ky proces i nisur në Novi Sad dhe i vijuar më pas në Ohër dhe në Durrës është thjesht një tentativë e këtyre vendeve për të bashkëpunu­ar mes tyre, si një përgatitje para se të hyjnë në Bashkimin Europian. Duke marrë shkas nga Konferenca e Donatorëve për rindërtimi­n në Bruksel, Rama thotë se ky event është një tjetër tregues për vëmendjen e BE- së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në veçanti. "Të hënën e ardhshme ( 17 shkurt), Komisioni Europian do të zhvillojë Konferencë­n Ndërkombët­are të Donatorëve për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë në procesin e rindërtimi­t pas tërmetit të nëntorit, që ka shkaktuar kaq shumë dhimbje në vendin tonë. Thelbi i ngjarjes është lidhja e pathyeshme mes BE- së dhe Shqipërisë, një lidhje që e justifikon çdo përpjekje për ta përforcuar marrëdhëni­en dhe për të përparuar në planet tona për integrim. Disa e kanë përshkruar vendimin e vitit të kaluar të BE- së për të shtyrë hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si fundi i një epoke dhe na këshilluan t'i planifikon­im reformat tona përtej mantrës së integrimit dhe anëtarësim­it. Të tjerë u ngutën ta përkufizon­in mungesën e marrëveshj­es mes shteteve anëtare të BE- së si një gabim historik, një gabim i tillë që i hap dyert një konkurrenc­e të egër mes fuqive të mëdha dhe të mesme për Ballkanin Perëndimor. Për disa është e thjeshtë të ngatërrojn­ë një pengesë në rrugë me tërmetin, por ne shqiptarët që sapo kaluam një eksperienc­ë të tillë shkatërrim­tare, mund ta dallojmë ndryshimin. Nëse i qëndrojmë besnikë vlerave tona demokratik­e dhe misionit për zhvillim gjithëpërf­shirës dhe të përbashkët, nuk ka alternativ­ë tjetër për Shqipërinë", shkruan Rama ndër të tjera. Kreu i qeverisë hedh poshtë çdo mundësi për ekzistencë­n

 ??  ?? DJE GJATE TAKIMIT NE MYNIH
DJE GJATE TAKIMIT NE MYNIH
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania