Panorama (Albania)

NATO zbarkon në Tiranë, më 17 dhe 18 qershor

Xhaçka: Mesazh i fortë i NATO- s për vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor

-

Më datat 17 dhe 18 qershor, Shqipëria do të kthehet kryeqendra e sigurisë. NATO ka pranuar propozimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për të mbajtur në Tiranë Ministeria­lin e Mbrojtjes. Do të jetë hera e parë që ky eveniment organizohe­t në Ballkanin Perëndimor. Prej më shumë se 10 vjetësh, takimet janë mbajtur në Belgjikë. Ministrja Xhaçka e vlerësoi këtë vendim të NATO- s dhe u shpreh se kjo tregon që Shqipëria është faktor stabilitet­i në rajon. "Vendimi i Aleancës për t'u takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO- s për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabilitet­i në rajon", tha Xhaçka. Ministrja shtoi se gjatë këtij takimi rritet edhe përgjegjës­ia për t'u përfaqësua­r siç duhet, me qëllim që Shqipëria të tregojë seriozitet për të qenë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë për dy ditë. "Takimi i rëndësishë­m që pritet të mbahet në qershor është njëherësh edhe përgjegjës­i për t'u përfaqësua­r siç duhet në eventin më të madh që pas anëtarësim­it tonë në NATO, 11 vjet më parë. Është një sipërmarrj­e që krahas koordinimi­t mes të gjitha institucio­neve, do të tregojë edhe seriozitet­in tonë për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë", vijoi ministrja. Në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut që u mbajt në Bruksel, Ministrja Xhaçka falënderoi vendet aleate që u gjendën pranë popullit shqiptar që në orët e para të 26 nëntorit e të gjithë ata që po vazhdojnë të na asistojnë në fazën më të rëndësishm­e, atë të rindërtimi­t. Kujtojmë që Italia, Greqia e Turqia ishin të parat që mbërritën në vendin tonë pas lëkundjeve të fuqishme të 26 nëntorit që shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Ndërkohë, më 17 shkurt pritet që në Bruksel të organizohe­t konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë për të rikuperuar dëmet pas tërmetit. Gjatë Ministeria­lit në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtja është prioriteti numër një, ndërkohë që qeveria dhe taksapague­sit amerikanë janë mbështetës­it kryesorë të Forcave të Armatosura shqiptare.

 ??  ??
 ??  ?? Xhaçka në Ministeria­lin e Mbrojtjes në Bruksel
Xhaçka në Ministeria­lin e Mbrojtjes në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania