Panorama (Albania)

Rama, takime me liderët botërorë në prag të Konferencë­s

-

Konferencë­n për Sigurinë në Mynih, Kryeminist­ri Rama e ka shfrytëzua­r për të lobuar dhe për të marrë mbështetje për procesin e rindërtimi­n pas tërmetit të 26 nëntorit. Në prag të Konferencë­s së Donatorëve, Rama është me Kryeminist­rin e Kanadasë, Justin Trudeau, Princin Faisal bin Farhan Al- Saud, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite dhe homologun e Kuvajtit, Sabah Al Khalid Al Sabah. Në takimin me Kryeminist­rin e Kanadasë, Rama mori garancinë nga Trudeau se vendi i tij do të marrë pjesë në Konferencë­n e Donatorëve si shenjë falënderim­i për operacione­t e përbashkët­a që të dyja vendet kryejnë së bashku në kuadër të bashkëpuni­mit në NATO. "Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencë­n e Rindërtimi­t, në shkurt. Kemi punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO- s. Shqiptarët po kryejnë shërbimin përkrah Kanadasë në Letoni për mision ' Enhanced Forward Presence' dhe është kënaqësi të vazhdojmë të shkëmbejmë dhe të kemi një bashkëpuni­m kaq të mirë me ju, ndërsa ecim përpara", tha Justin Trudeau. Ndërsa Rama, duke e falënderua­r homologun e tij kanadez, shprehu dëshirën për thellimin e marrëdhëni­eve mes dy vendeve. "Mirënjohës që do të jeni i pranishëm në Konferencë. Duam t'i forcojmë marrëdhëni­et. E di që jemi larg, por në njëfarë mënyre ndihemi shumë të afërt me vendin tuaj dhe të gjithë ju. Prandaj faleminder­it për kohën dhe faleminder­it që u ulët nga ana e flamurit shqiptar", u shpreh Rama. Por të njëjtën mbështetje kanë garantuar edhe Kryeminist­ri i Kuvajtit dhe ministri saudit, Farhan Al- Saud. Kuvajti më herët, përmes ambasadori­t të tij në Tiranë, e ka shprehur disa herë gatishmëri­në për të marrë pjesë në procesin e rindërtimi­t në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania