Panorama (Albania)

Basha me programues­it: Duhen ndryshuar politikat tatimore

-

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka vijuar takimet në kuadër të turit ' Po të dëgjoj', duke u ndalur në qendrën "Startup in Albanian Business Partners", në një takim me programues­it e ardhshëm. Drejtuesi i kësaj qendre i ka thënë se qeveria e taton dyfish dhe nëse do të kishte lehtësime, lekët që sot i çon për tatime do të shkonin për trajnime dhe kapital. "Qeveria mund ta lehtësojë jashtë mase shumë. Tatohemi dy herë. Nëse do të ishin më të ulëta, pa dyshim që ato para do të shkonin për trajnime dhe do të shkonin për investime në kapitale njerëzore. Këtu kemi disa mendje të ndritura. Unë ngela shumë i impresionu­ar në fakt, kur i mora në intervistë. Pa dyshim, disa prej tyre kanë edhe ide interesant­e për start- up", tha drejtuesi i qendrës së trajnimeve. Ndërkohë, kryetari i PD- së, Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në "Facebook" vuri theksin te nevoja e ndryshimit të politikave të taksimit. Numri një i selisë blu e konsideron teknologji­në një nga sektorët më kryesorë që mund të gjenerojë vende pune. "Gjatë një vizite në ' Startup in Albanian Business Partners', për të dëgjuar rreth potenciali­t të sektorit. Drejtuesi i kësaj qendre vuri theksin te nevojat për politika të reja mbi taksat dhe arsimimin. Bisedova me programues­it e ardhshëm, duke i siguruar se me vizionin e duhur qeverisës, e ardhmja e tyre është këtu, në vendin e tyre, si garanci për mirëqenien e tyre dhe ekonominë shqiptare", shkroi Basha në "Facebook". Në ditë më parë, në kuadër të turit të takimeve me qytetarët për të dëgjuar shqetësime­t e tyre, Basha ishte në Kukës ku u kërkoi të rinjve të mos largohen nga Shqipëria, por të kërkojnë ndryshimin në vendin e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania