Panorama (Albania)

Kreu i BKH, kush janë 8 pretendent­ët që do të kalojnë testin e së vërtetës

Shtatë aplikantë janë nga radhët e Policisë së Shtetit, një prej tyre është prokuror. Pritet intervista dhe testi i poligrafis­ë

- BLEONA METUSHI

Shtatë kandidatë që vijnë nga radhët e Policisë së Shtetit dhe një prokuror kanë arritur të kalojnë në fazën përfundimt­are të procesit të përzgjedhj­es së drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Më anë të një njoftimi zyrtar, Struktura e Posaçme Antikorrup­sion bëri të ditur se janë përfunduar testet fizike, logjike dhe në shkrimin e raporteve, duke kaluar në fazën përfundimt­are 8 kandidatë, pasi kanë pasur cilësi shumë të mirë. "Komisioni i Përzgjedhj­es për drejtorin e BKH- së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruar raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifiku­ar kandidatët më të mirë për drejtor të BKH- së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhj­es. Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanc­a e aplikantëv­e dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurrojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë. Më poshtë jepet lista e kandidatëv­e që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhj­es", njoftoi dje SPAK.

KANDIDATËT

Zëvendësdr­ejtuesja e Policisë së Shtetit, Aida Veizaj, është një prej kandidatëv­e që ka kaluar me sukses fazat e para. Veizaj, më herët, ka qenë drejtuese e Kufirit dhe Migracioni, drejtuese e Drejtorisë për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe jo vetëm. Ardian Çipa është kandidati tjetër që pret të kalojë në makinën e së vërtetës. Çipa ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithsh­me për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ndërsa aktualisht është në sektorin për mbrojtjen e dëshmitarë­ve. Gentjan Shehaj është një tjetër kandidat nga radhët e Policisë. Shehaj ka drejtuar Policinë e Vlorës, ndërsa në mars të 2019- ës është larguar për të marrë një detyrë në Akademinë e Sigurisë. Lindita Nushi, gruaja e dytë në listën për drejtimin e BKH- së, vjen gjithashtu nga radhët e Policisë, Nushi ka drejtuar Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracioni­t në Durrës. Idajet Faskaj, gjithashtu pjesë e Policisë, ka qenë drejtues i Departamen­tit të Krimit të Organizuar. I vetmi që vjen nga radhët e Prokuroris­ë është Ylli Pjetërnika­j. Ky i fundit ka nisur detyrën në Prokurorin­ë e Kukësit, ndërsa aktualisht është në Prokurorin­ë e kryeqyteti­t.

KRITERET

Kandidatët e pranuar janë diplomuar për drejtësi ose kanë arsim të lartë policor. Kanë pasur të paktën 5 vite eksperienc­ë punë si prokurorë ose punonjës Policie, në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, të 18 kandidatët kanë firmosur deklaratë për dhënien e pëlqimit të tij dhe familjarëv­e të tij që heqin dorë nga privatësia. Në kushtet kur kërkojnë të jenë pjesë e BKH- së, ata duhet të jenë dakord me kontrollin e llogarive dhe telekomuni­kimeve vetjake.

 ??  ?? Kreu i SPAK, Arben Kraja
Kreu i SPAK, Arben Kraja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania