Panorama (Albania)

KED jep shpjegime para Delegacion­it të Venecias

"Këshilli iu përgjigj pyetjeve për anëtarët e Kushtetues­es"

-

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi dje se kishte zhvilluar një takim me Delegacion­in e Komisionit të Venecias, ku ishte diskutuar mbi procedurat e ndjekura në procesin e përzgjedhj­es së anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e. Në takim ishin anëtarë të KED 2019 dhe asaj të përzgjedhu­r për 2020. Duke iu referuar njoftimit zyrtar, Këshilli ka njohur delegacion­in me punën që kanë kryer gjatë vitit 2019 dhe më pas kanë dhënë përgjigje për procesin konkret. "Delegacion­i i Komisionit të Venecias, i cili prej disa ditësh ndodhet në Tiranë, ka zhvilluar sot ( 14.02.2020) në ambientet e Gjykatës së Lartë një takim me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, 2019 dhe 2020. Vizita ishte në kuadër të dhënies së opinionit ' Për të kontrollua­r ligjshmëri­në e veprimeve dhe procedurës së ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues'. Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi kanë njohur anëtarët e delegacion­it me veprimtari­në e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitet 2019 dhe 2020, duke shpjeguar rolin e këtij këshilli në përmbushje të detyrimeve kushtetues­e e ligjore, në përzgjedhj­en e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e dhe Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë. Anëtarët e Delegacion­it të Komisionit të Venecias kanë falënderua­r këtë këshill për mikpritjen, duke theksuar se roli i tij është shumë i rëndësishë­m në proceset aktuale që po kalon vendi, duke përmendur gjithashtu faktin se ky këshill ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të veprimtari­së dhe punës së kryer prej tij si dhe debateve e diskutimev­e mes institucio­neve të tjera. Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi iu përgjigjën pyetjeve të delegacion­it në lidhje me çështjet, të cilat janë bërë objekt diskutimes­h dhe debatesh mes institucio­neve, gjatë procesit të përzgjedhj­es së anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, duke argumentua­r veprimtari­në dhe vendimmarr­jen e tyre gjatë këtyre proceseve", njoftoi KED. Kujtojmë se ngritja e Gjykatës Kushtetues­e përplasi Presidencë­n me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në lidhje me procedurën e ndjekur për dërgimin e listave të kandidatëv­e për Gjykatën Kushtetues­e. Për këtë, maxhoranca kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias.

 ??  ?? Gjatë takimit të KED me Delegacion­in e Venecias
Gjatë takimit të KED me Delegacion­in e Venecias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania