NJOFTIMI I POLICISE

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Dibrës, thuhet se nga dyshimet paraprake, ngjarja në fshatin Ostren të Bulqizës mund të ketë ndodhur për shkak të helmimit nga bombola e gazit. Megjithatë, njoftimi i djeshëm ishte vetëm parapraku për ngjarjen dhe nuk ka pasur më të dhëna zyrtare nga ana e Policisë. "Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacio­n se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R. T., rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj ( vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit. Në gjendje të rëndë shëndetëso­re është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transporto­het për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarj­e dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes", tha dje Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.