Panorama (Albania)

Precedenti në 2011 në Tiranë, u shua një familje

-

Zjarri shkaktoi tragjedi në një familje nga Tirana, në orët e para të mëngjesit të datës 4 dhjetor të vitit 2011. Tre anëtarë të familjes, prindërit dhe vajza 5 vjeçe, ndërruan jetë, ndërsa vajza tjetër 2- vjeçare luftoi për disa ditë me vdekjen në pavijonin e djegieve te spitali "Nënë Tereza". Viktimat ishin bashkëshor­tët 35- vjeçarë Genci e Florida dhe vajza e tyre Jona. Ndërsa mjekët fillimisht nuk kishin dhënë shumë shpresa as për të miturën, Dea, anëtaren më të vogël të familjes, e cila për fat të mirë i mbijetoi tragjedisë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01: 00 të natës, duke gdhirë data 4 dhjetor, në katin e tretë të një pallati të ri, në rrugën "Derhemi", vetëm pak metra larg rrugës kryesore "Hoxha Tahsim", që lidh sheshin "Avni Rustemi" me Unazën. E megjithëse banonin shumë pranë qendrës së Tiranës, në një zonë mjaft të populluar, askush nuk mundi të shpëtojë nga vdekja familjen prej katër anëtarësh.

Edhe vajza 2 vjeçe, që sipas mjekëve ishte e djegur në masën 50 për qind, ka mbijetuar falë përqafimit nga i ati, që ndërroi jetë sapo e nxorën nga apartament­i dhe ende mbante vajzën e vogël në krahë. Ekspertët mjekoligjo­rë që kanë kryer autopsinë e 3 anëtarëve të familjes, thanë ditën e ngjarjes se vdekja e tyre nuk kishte ardhur nga zjarri, por nga asfiksia. Sipas burimeve nga Mjekësia Ligjore, ata kishin humbur ndjenjat nga tymi dhe gazi që ishte çliruar në apartament, që më pas ka sjellë edhe vdekjen e tyre. Fqinjët e familjes kanë qenë të parët që dhanë alarmin në sallën operative të Policisë së Tiranës, kur panë që nga ballkoni i apartament­it në katin e tretë po dilte tym. Banorët janë alarmuar kur kanë parë që përmasat e tymit sa vinin e shtoheshin, duke u futur edhe në apartament­et e tyre. Të gjithë kanë dalë në ballkone, duke pritur të mbërrinte Policia dhe zjarrfikës­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania