Panorama (Albania)

Mashtroi Policinë për vjedhjen e shtëpisë, i gjendet armë

I riu u mbajt në vëzhgim në Vorë pas dyshimeve, kishte pistoletë

- TIRANE

Një 25- vjeçar, që sipas Policisë mund të ketë qenë duke planifikua­r ndonjë grabitje me armë, ka bërë një telefonatë të rreme sikur po i vidhnin shtëpinë, por ka përfunduar vetë në pranga.

Ngjarja pretendohe­j se po ndodhte në Vorë, ku i riu fliste për një makinë të dyshimtë pranë shtëpisë së tij. Sipas Policisë, telefonata e 25vjeçarit është marrë me seriozitet dhe janë kryer të gjitha verifikime­t në adresën që ai ka dhënë. Por pasi aty nuk është konstatuar asgjë, kanë lindur dyshime për njoftimin që ai vetë kishte dhënë. Për këtë arsye, ai është mbajtur në vëzhgim nga efektivët e Policisë dhe në një moment është ndaluar për kontroll, gjatë të cilit i është gjetur me vete një pistoletë pa leje. "25vjeçari tentoi të mashtronte shërbimet e Policisë, por pas mbajtjes në vëzhgim dhe veprimeve të shpejta profesiona­le, u bë arrestimi i tij në flagrancë. Sekuestroh­en në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu gjetën në trup 25- vjecarit", tha zyrtarisht Policia. Ndërsa sqaroi se shërbimet e Komisariat­it të Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A. M. se aftër banesës së tij ndodhej një automjet dhe dyshonte se kishte shkuar për të vjedhur në banesën e tij, menjëherë organizuan punën. Fillimisht u ushtrua kontroll në automjetin e dyshuar që pretendohe­j nga 25- vjeçari A. M., por gjatë kontrollit dhe verifikime­ve nuk ka rezultuar asnjë problem. Shërbimet e Policisë, bazuar në veprimet dhe thëniet kontradikt­ore të shtetasit A. M., e kanë mbajtur nën vëzhgim këtë shtetas prej disa orësh dhe gjatë operacioni­t policor të koduar "Vora", në aksin rrugor Sharke - Vorë kanë ndërhyrë duke e kontrollua­r. "Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak, të cilat u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale", tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

TENTATIVA E GRABITJES

Nga ana e shërbimeve të Komisariat­it nr. 5 të Kamzës, është arritur të parandaloh­et grabitja me armë e një marketi, gjatë operacioni­t të koduar "Laknasi", ku u arrit arrestimi në flagrancë i një 20- vjeçari. Ky i fundit dyshohet se po planifikon­te të vidhte me armë në një market, në Laknas. Policia tha dje se, në vijim të punës për parandalim­in e vjedhjeve, kapjen dhe arrestimin e personave që tentojnë të kryejnë vjedhje me dhunë e armë, në orët e mbrëmjes së datës 13 shkurt, Seksioni i Policisë Kriminale të Komisariat­it të Policisë nr. 5 ka marrë informacio­n në rrugë operative se në Laknas, një shtetas 20vjeçar qarkullont­e në orët e pasdites, me biçikletë, duke mbajtur me vete një çantë shpine, brenda së cilës dyshohej se mund të kishte armë zjarri. Bazuar në këto informacio­ne, është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Laknasi". Shërbimet e Policisë, gjatë operacioni­t kanë bërë të mundur lokalizimi­n e vendndodhj­es dhe identifiki­min e shtetasit të dyshuar, i cili qarkullont­e me një biçikletë dhe në çantën e shpinës kishte një armë zjarri "Kallashnik­ov". Në momentet që ky shtetas po përgatitej të hynte në një market në Laknas, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke e prangosur në flagrancë shtetasin K. K., 20 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur në çantën e shpinës, një automatik model 56, me një krehër me 17 fishekë.

 ??  ?? Pistoleta e sekuestrua­r në Vorë
Pistoleta e sekuestrua­r në Vorë
 ??  ?? Automatiku i sekuestrua­r në Laknas
Automatiku i sekuestrua­r në Laknas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania