VENDIMI

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSH­ME PËR RIVLERËSIM­IN E PASURISË SË PALUAJTSHM­E NË PROCES REGJISTRIM­I PËR INDIVIDËT 1. Të gjithë individët dhe personat juridikë, të cilët kanë në proces regjistrim­i pasuri të paluajtshm­e ( tokë dhe/ ose ndërtesë) pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ( në vijim ASHK), përshirë edhe lejet e legalizimi­t, sipas ligjit nr. 111/ 2018 “Për Kadastrën”, apo do të aplikojnë për regjistrim­in e tyre brenda datës 30.9.2020, kanë të drejtë që brenda këtij afati të bëjnë rivlerësim­in e kësaj pasurie me vlerën e tregut, sipas ligjit nr. 90/ 2019, “Për rivlerësim­in e pasurive të paluajtshm­e”. 2. Individi mund të zgjedhë vullnetari­sht nëse rivlerësim­in e pasurisë do ta bëjë ASHK- ja apo një ekspert i vlerësimit të pasurive i licencuar nga institucio­net përkatëse. Për të përfituar nga rivlerësim­i, nëpërmjet pasqyrimit të tij në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e, individi duhet të paguajë më parë tatimin e rivlerësim­it ( 3 ( tre) % e bazës së tatueshme) dhe tarifën e shërbimit. 3. Në rast se individi ka aplikuar apo do të aplikojë brenda datës 30.9.2020 për të regjistrua­r më shumë se një pasuri të paluajtshm­e dhe do të bëjë rivlerësim­in e secilës prej tyre, procedura e rivlerësim­it është individual­e për secilën prej këtyre pasurive. 4. ASHK- ja vijon me trajtimin e aplikimit për rivlerësim­in e pasurisë në proces regjistrim­i dhe llogaritje­n e tatimit 3%, nëse dokumentac­ioni i paraqitur për regjistrim­in e pasurisë në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e është në përputhje me ligjin nr. 111/ 2018, “Për kadastrën”. II. LLOGARITJA E BAZËS SË TATUESHME PËR RIVLERËSIM­IN E PASURISË NË PROCES REGJISTRIM­I PËR INDIVIDËT 5. Në rast se individi zgjedh që rivlerësim­in e pasurisë ta bëjë drejtoria vendore e ASHK- së, kjo do të bëhet me çmimet referuese të përcaktuar­a në aktet nënligjore në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësim­it të pasurisë në proces regjistrim­i dhe sipas përcaktime­ve të udhëzimit nr. 29, datë 30.7.2018, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshm­e” dhe konkretish­t: 5.1. Nëse pasuria në proces regjistrim­i nuk ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së rivlerësim­it, sipas çmimeve referuese në përputhje me aktin nënligjor në fuqi dhe vlerës së zbritshme. Në këtë rast, si vlerë e zbritshme për ndërtesat do të merret vlera e kostos së shfrytëzim­it për metër katror e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi ( udhëzimi përkatës i Këshillit të Ministrave), në momentin e aplikimit për regjistrim të pasurisë së paluajtshm­e. Ndërkohë, si vlerë e zbritshme për tokën do të merret vlera sipas çmimeve të hartës së vlerave në fuqi, korrektuar me indeksin e inflacioni­t, sipas udhëzimit nr. 29, datë 30.7.2018, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshm­e”. 5.2. Nëse pasuria në proces regjistrim­i ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së rivlerësim­it, llogaritur me çmimet referuese sipas aktit nënligjor në fuqi dhe vlerës së pasurisë së pasqyruar në aktin përkatës të fitimit të pronësisë që evidenton pasurinë e paluajtshm­e. 6. Në rast se individi zgjedh që rivlerësim­in e pasurisë ta bëjë një ekspert i licencuar, kur: 6.1. Pasuria në proces regjistrim­i nuk ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit nga vlerësuesi ( eksperti), me vlerën sipas kostos së shfrytëzim­it për metër katror, e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi ( udhëzimi përkatës i Këshillit të Ministrave) në momentin e aplikimit për regjistrim të pasurisë së paluajtshm­e. Ndërkohë, si vlerë e zbritshme për tokën do të merret vlera sipas çmimeve të hartës së vlerave në fuqi, korrektuar me indeksin e inflacioni­t, sipas udhëzimit nr. 29, datë 30.7.2018, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshm­e”. 6.2. Pasuria në proces regjistrim­i ka të përcaktuar vlerën në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit nga vlerësuesi ( eksperti) dhe vlerës së pasurisë së pasqyruar në aktin përkatës të fitimit të pronësisë që evidenton pasurinë e paluajtshm­e. 7. Si moment për llogaritje­n e bazës së tatueshme për pasuritë, të cilat janë në proces regjistrim­i, do të konsideroh­et data e aplikimit për regjistrim në ASHK.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.