Shqipëria, miqësore me San Marinon

Panorama (Albania) - - SPORT -

Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore brenda muajit mars. FSHF- ja kishte lajmëruar se më 30 mars, kuqezinjtë do të zhvillonin në Udine të Italisë një test ndaj Sllovenisë. Mirëpo, tashmë zbulohet se tri ditë para kësaj ndeshjeje, pikërisht më 27 mars, Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja do të përballet me San Marinon në transfertë. Miqësorja është zyrtarizua­r nga vetë Federata e Futbollit të shtetit të vogël, ndërkohë që lajmin e konfirmuan dje për "Panorama Sport" edhe burime zyrtare në institucio­nin e futbollit shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.