Panorama (Albania)

Tirana- Skënderbeu, Egbo nuk bën ndryshime

-

Te Mançester Siti, nga drejtuesit e klubit e deri te tifozët, do ta mbajnë mend gjatë ditën e Shën Valentinit, sepse këto 24 orë në të cilat në ajër duhej të ndihej dashuria, papritur ka ardhur një mllef, një frikë dhe një shuplakë që dhemb shumë.

Mund të duket një makth i tmerrshëm, por ndërkohë është gjithçka e vërtetë. UEFA ka vendosur që të përjashtoj­ë Mançester Sitin nga kupat e Europës për dy sezonet e ardhshme, përveçse detyron "Qytetarët" për pagesën e një gjobe prej 30 milionë eurosh, për shkeljen e normave të "Fair Play"- t financiar. Një grusht më të fortë sesa kaq, askush nuk mund ta kishte imagjinuar, sidomos për trajnerin Pep Guardiola, i cili ka punuar fort për të ngritur në elitën kontinenta­le klubin e dytë të qytetit të Mançesteri­t, por pas këtij tërmeti rrezikohen shumë plane dhe sidomos ëndrra të mëdha. Siç ka komunikuar Dhoma e Gjykimit në UEFA, klubi ka të drejtë që të prezantojë apelimin, lidhur me vendimin e marrë dje, në Gjykatën e Arbitrazhi­t Sportiv për Sportin ( KAS). Por ndërkohë, UEFA saktëson gjithashtu se nuk do të komentojë më me asnjë germë këtë vendim të marrë, pa ardhur përgjigjja e "KAS"- it. KOMUNIKATA E UEFA- S

"UEFA, duke marrë shkas nga vendimi i Dhomës Gjykuese të Arbitrazhi­t të Pavarur dhe organit të kontrollit financiar për klubet ' CFCB', i marrë sot ( dje), ka bërë përmbledhj­en e dosjeve të marra në dorëzim dhe sipas rregullave procedural­e ka ardhur në këtë përfundim. Si rrjedhojë e një mbledhjeje të mbajtur më datë 22 janar 2020, Dhoma e Gjykimit dhe e kontrollit financiar për Klube, nën presidencë­n e Zhoze Kunja Rodrigues, i ka lajmëruar sot ( dje) klubit të Mançester Sitit vendimin final në lidhje me investigim­in e bërë nga shefi i ' CFCB'- ja. Dhoma e Gjykimit, pasi ka ekzaminuar provat, ka mësuar se Mançester Siti Futboll Klub ka bërë shkelje shumë të rënda të rregullore­s mbi licencën dhe normat e ' Fair

Play'- t financiar, duke kamufluar hyrjet e tyre ekonomike nga sponsorizi­met, në llogaritë e klubit dhe në informacio­net e dërguara në UEFA, për periudhën 2012- 2016. Dhoma Gjykuese gjithashtu ka vënë re se në shkelje me rregullore­n, klubi në fjalë nuk ka dashur të bashkëpuno­jë në hetimin e rastit nga ' CFCB'ja. Dhoma e Gjykimit ka vendosur se masa disiplinor­e ndaj Mançester Siti Futboll Klub do të jetë përjashtim­i nga kompeticio­net UEFA ( Liga e Europës apo Liga e Kampioneve) për dy sezonet e ardhshme ( konkretish­t sezonet 2020- 2021 dhe 20212022) dhe për më shumë është e detyruar që të paguajë një gjobë prej 30 milionë eurosh. Vendimi i Dhomës së Gjykimit pranon të drejtën e apelimit në ' KAS', por nëse Mançester Siti do të vendosë që ta ndërmarrë një akt të tillë, atëherë i gjithë vendimi i motivuar dhe të gjitha faktet mbi të cilat Dhoma e Gjykimit ka marrë vendimin e djeshëm, do të publikohen vetëm pas vendimit final që do të mbërrijë nga ' KAS'. Përpara tij, kjo çështje nuk do të diskutohet dhe nuk do të jepet asnjë shpjegim i mëtejshëm", recitonte komunikata e qeverisë europiane të futbollit ( UEFA).

Tirana është gati për Skënderbeu­n. Bardheblut­ë mbyllën dje përgatitje­t për korçarët. Në ditën e fundit të stërvitjes, bardheblut­ë nuk u stërvitën më shumë se 40 minuta. Shkak është bërë shiu dhe moti i ftohtë. Trajneri Emanuel Egbo, duke parë gjendjen e motit dhe duke iu ruajtur ndonjë ftohjeje të mundshme të ndonjë futbollist­i. Trajneri, pas 40 minutave punë urdhëroi që skuadra të lahej dhe të shpërndahe­j në shtëpi. Ekipi, gjithashtu, për shkak të shiut, nuk punoi as për goditjet e dënimit dhe lojën e ndaluar. Si në çdo takim, edhe dje trajneri Emanuel Egbo ka dhënë këshillat e tij. Duke parë që Skënderbeu ka lojtarë shumë të shpejtë nga krahët, ai u ka bërë të qartë lojtarëve se duhet të mbulojnë me rreptësi si Gripshin dhe Bregun, pasi të dy mund të driblojnë fare mirë. Madje një ditë më parë, Egboja ka bërë ushtrime, ku u ka kërkuar lojtarëve driblues që të vihen përballë mesfushorë­ve dhe mbrojtësve. Edhe me Skënderbeu­n, Tirana nuk do të ndryshojë asgjë në fushën e lojës, për sa u përket titullarëv­e. Nga minuta e parë do të luajë formacioni i fundit me Likën në portë. Në mbrojtje rreshtohen Doka, Vangjeli, Muça dhe Hoxhallari. Në mesfushë, Çelhaka dhe Batha. Para tyre, treshja Kobina, Torasa e Kale. Në sulm i vetëm Majkëll Ngoja. Tirana vjen në sfidën me Skënderbeu­n pas nëntë fitoreve radhazi, duke kërkuar goditjen e dhjetë dhe të tetën në kampionat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania