Panorama (Albania)

Vendimi për shtëpitë dhe trojet, si do rivlerësoh­en

Qeveria vendosi dje të përfshijë edhe mijëra shtëpi pa leje në procesin e rivlerësim­it. Gazeta zbardh koeficient­ët e indeksimit të çmimit për trojet nga viti 1991

- BESARTA BASHA

Një javë pas nisjes së aplikimeve për rivlerësim­in e shtëpive, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe mënyrën sesi do të procedohet me shtëpitë në proces regjistrim­i.

Bëhet fjalë për prona që posedojnë lejen e legalizimi­t, por nuk janë regjistrua­r ende në Kadastër. Mungesa e një kontrate shitblerje­je për pronën e ndërtuar dikur në informalit­et komplikon procedurën e llogaritje­s së detyrimit tatimor 3%. Qeveria definon mënyrën sesi do të përllogari­tet kjo shumë rast pas rasti, për të vijuar më tej me regjistrim­in e pronës. Kjo është e katërta herë pas ’ 90- ës, që qytetarëve u jepet mundësia të sjellin pronën në vlerën e tregut kundrejt një vlere minimale, duke shëndoshur përmes kësaj nisme edhe financat shtetërore. Qeveria pret të gjenerojë 40 milionë të ardhura në buxhet.

SI LLOGARITET

DETYRIMI Ndryshe nga pronat e hipotekuar­a, për pronat që kanë arritur të marrin lejen e legalizimi­t, por nuk figurojnë ende në Kadastër ( janë në proces regjistrim­i), nuk ka një kontratë shitblerje­je. Detyrimi që duhet të paguajë poseduesi për t’i dhënë vlerë asaj, do të jetë diferenca midis vlerës së rivlerësim­it bazuar në çmimet referuese aktuale, si dhe kostos së shfrytëzim­it të banesës e truallit në kohën që është ndërtuar. Vendimi përcakton për këto raste përdorimin e tabelës së koeficient­ëve të indeksimit të tokës, në kohën që është ndërtuar, e cila pëson ndryshim në vite, nga ’ 90- ta e deri në 2018- ën ( pasqyruar në tabelën më sipër shkrimit). Nëse dikush ka blerë një shtëpi të ndërtuar pa leje, çka do të thotë se ka një vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme përllogari­tet si zbritje e vlerës së rivlerësim­it dhe vlerës që është blerë. Formula është e njëjtë si në rivlerësim­in e pasurisë nga ekspertët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, edhe në rast se bëhet nga ekspertë të licencuar për këtë punë. Risia e kësaj nisme të përsëritur është mundësia e aplikimit online, përveç asaj në zyrat pritëse, vetëm kur alternativ­a e parë është e pamundur.

REGJISTRIM­I I PRONËS Përveç detyrimit tatimor prej 3 për qind që aplikuesit duhet të paguajnë në një bankë të nivelit të dytë në vend, aplikohet edhe një tarifë shërbimi në vlerën e 1200 lekëve. Menjëherë pasi kryhen këto pagesa, vërtetimet e të cilave dorëzohen në ASHK, çështja e rivlerësim­it quhet e përfunduar. Procesi i regjistrim­it të pronës vijon normalisht. “Pas kryerjes së pagesës së tatimit dhe tarifave të shërbimit, aplikimi konsideroh­et i plotësuar dhe drejtorisë vendore i lind detyrimi që, përveç regjistrim­it të pasurisë në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e, të bëjë edhe pasqyrimin e rivlerësim­it në regjistrin e pasurive”, citohet në vendimin e qeverisë. Ndonëse u është dhënë si mundësi rreth 80 mijë familjeve, rivlerësim­i i pronave të paregjistr­uara nuk do të jetë prioritet i Kadastrës. Ashtu siç e ka bërë me dije edhe kreu i ASHK- së, Artan Lame, përparësi kanë rastet emergjente, si shitja e pronës apo vendosja si kolateral në bankë. Udhëzimi përcakton veç të tjerash se për pronat në proces regjistrim­i, që kanë shlyer detyrimin tatimor dhe tarifën e shërbimit, do të punohet dhe trajtohen edhe pas datës 30 shtator, kur mbyllen aplikimet. Sakaq, e gjithë kohëzgjatj­a e procedurës, nga aplikimet deri te rivlerësim­i, nuk zgjat më shumë se pesë ditë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania