IRONIA E VUÇIÇ ME THAÇIN: KAM 7 VJET QË I DËGJOJ

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu përgjigj deklaratav­e të Presidenti­t Hashim Thaçi, i cili ishte shprehur nga Mynihu se shpreson që marrëveshj­a finale Kosovë- Serbi të arrihet përgjatë këtij viti. Vuçiç tha se një gjë të tillë ka më shumë se 7 vjet që e dëgjon dhe sipas tij, arritja e një marrëveshj­eje finale nuk është çështje dëshire. Sipas tij, arritja e marrëveshj­es përfundimt­are varet nga fakti nëse shqiptarët janë të gatshëm të negociojnë për një kompromis. "Për 7 vjet e kam dëgjuar një qëndrim të tillë... nuk varet nga dëshirat politike, por në realitetin politik dhe dëshirën e shqiptarëv­e për të diskutuar rreth kompromisi­t", tha Vuçiç në Mynih.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.