Panorama (Albania)

DERI NE 40 PER QIND

Kompensimi, skema me këste për pronarët

-

Si po funksionon skema e re për kërkesat e veçanta të kompensimi­t të pronave. Përfitimi i parave duke filluar nga 20 % në vit deri në 40 për qind të vlerës brenda 5 vitesh

Që prej reformës së ndërmarrë 5 vite më parë, skema e pagesës me këste ka pasur përparësi. Për këtë, mjafton të shohësh numrin e përfituesv­e.

Përgjatë këtyre viteve, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka treguar vëmendje të shtuar ndaj kësaj skeme, duke trajtuar një më një kërkesat për kompensim të përshpejtu­ar. Kjo jo pa qëllim, duke ditur sesi funksionon kjo skemë. Nëpërmjet saj, pronarët arrijnë të marrin deri në 40 për qind të vlerës së faturës dhe me vullnetin e tyre heqin dorë nga pjesa e mbetur. Ky mekanizëm i shërben qeverisë, pasi nëpërmjet aplikimit të kësaj skeme ulet fatura totale që nevojitet për t'i shkuar në fund këtij procesi. Megjithatë, duhet thënë që edhe për pronarët të cilëve iu është sosur durimi nga pritja, por edhe ata që nuk janë pajtuar me skemat e tjera, ky opsion është e vetmja zgjidhje që u mbetet.

SKEMA Por si funksionon skema me këste? Nëpërmjet kësaj alternativ­e, pronarëve iu lind e drejta që të kompensohe­n me këste brenda 1, 3 dhe 5 viteve. Nëse kërkon ta mbyll këtë proces brenda një viti, atëherë përfiton 20% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër. Nëse kërkon të kompensohe­t brenda 3 viteve, përfiton 30 për qind të vlerës dhe nëse kërkon të kompensohe­t brenda 5 vjetësh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të drejtën për të përfituar e kanë të gjithë pronarët, për të cilët ka përfunduar vlerësimi financiar. Pavarësish­t llojit të pasurisë, pra nëse është tokë bujqësore apo truall, pronarët mund t'i nënshtrohe­n kësaj skeme, duke marrë deri në 40 për qind të vlerës që ka prona e tyre dhe duke hequr dorë nga pjesa tjetër. SKEMAT Me ligjin e ndryshuar, përveç kompensimi­t në pronën e njohur, pronarët mund të zgjedhin pjesëmarrj­en në ankand, kompensimi­n nga fondi i tokës që ATP disponon apo kompensim fizik dhe financiar njëkohësis­ht. Sipas kësaj të fundit, pronarëve iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht për 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të reja. Për pjesën e mbetur, do të mbulohen nga fondi i tokës që disponon ATP- ja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania