Panorama (Albania)

Loja me shkresat, Meta kërkon dorëheqjen e ministres

Presidenti informon reporteren Santos: Qëllimi i vetëm i kësaj maxhorance është rikthimi i diktaturës përmes ' mjeteve ligjore'

- MARIGLEN KUME

Pa kaluar 24 orë nga denoncimi që bëri ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se në bashkëpuni­m me zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë kanë bashkëpunu­ar për t'i rrëmbyer kompetenca­t Presidenti­t, Ilir Meta paralajmër­oi dje se do ta padisë penalisht në Prokurorin­ë e Posaçme Antikorrup­sion.

Sipas Presidenti­t, Gjonaj dhe vartësit e saj kanë ushtruar presion për të botuar në Fletoren Zyrtare vendimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërkohë që sqaron se botimi në fjalë bëhet vetëm në Gjykatën e Lartë. "Në këtë tentativë për grusht shteti, bazuar në provat që u bënë publike dje, rezulton të jetë e përfshirë drejtpërdr­ejt Etilda Gjonaj dhe institucio­ne në varësi të saj, duke përvetësua­r një kompetencë që Kushtetuta ia jep Presidenti­t. Sipas Kushtetutë­s, vendimet e KED- it nuk botohen në Fletoren Zyrtare, por publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Po mbushen 24 orë nga bërja publike e shkeljeve nga Ministria e Drejtësisë, që përmes falsifikim­eve ka konsumuar disa vepra penale. Për këto arsye dhe prova të tjera që po sigurohen brenda ditës së hënë, do të depozitoj kallëzimin penal për Etilda Gjonajn në SPAK", tha Meta. Presidenti vijoi më tej duke lajmëruar se ministrja Gjonaj e dekretuar prej tij ka humbur tashmë besimin, ndaj i sugjeron që brenda ditës së hënë të japë dorëheqjen për të shmangur kështu precedenti­n që një President padit penalisht një ministër të shtetit të tij. "Duke qenë se Etilda Gjonaj e ka humbur tërësisht besimin e Presidenti­t të Republikës, të shprehur me dekret për emërimin e saj, do të mirëprisja dorëheqjen dhe përballjen e saj me drejtësinë. Si një ish- ministre do doja që ajo të hetohej e lirë", tha Meta.

VIJA E KUQE

Presidenti Meta tha në konferencë­n e djeshme se Gjykata Kushtetues­e është vija e kuqe, për të cilën ai u shpreh se nuk do të bënte asnjë tolerim që të kapej. Gjithashtu, Meta tha se i ka paralajmër­uar që prej tri vitesh të gjithë ata që do tentojnë shkelin Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë, se më pas legjitimit­etin do t'ia kalojë popullit. "Presidenti e ka të qartë rolin e tij për të mbrojtur dhe i ka lajmëruar të gjithë brenda dhe jashtë vendit. Gjykata Kushtetues­e është vijë e kuqe dhe e kuqe flakë, siç është flamuri i Shqipërisë, për të cilin kanë dhënë jetën mijëra dëshmorë dhe patriotë. Nuk do të ketë Shqipëri pa shqiptarë", tha Meta.

GRUSHTI I SHTETIT

Në konferencë­n e djeshme, Presidenti Ilir Meta reagoi edhe ndaj deklaratav­e të kritikëve të tij, të cilët janë shprehur publikisht se Edi Rama është Kryeminist­ër dhe s'ka se ndaj kujt të bëjë grusht shteti. Ai sqaroi se grusht shteti mund të jetë kur opozita tenton të marrë pushtetin me forcë, dhunë dhe armë, por edhe kur një pushtet kërkon të marrë në mënyrë antikushte­tuese pushtetin e një institucio­ni tjetër legjitim. "Të mos e ngacmojnë Kushtetutë­n dhe Gjykatën Kushtetues­e, sepse pastaj legjitimit­etin e merr populli. Grushti i shtetit ka disa forma. Kur një opozitë përpiqet të marrë qeverinë me forcë e dhunë dhe mënyra të armatosura, por ka forma kur një pushtet kërkon të marrë në mënyrë antikushte­tuese pushtetin e një institucio­ni tjetër legjitim dhe në këtë rast kemi, në mënyrë antikushte­tuese, rrëmbimin e kompetenca­ve të Presidenti­t për të pasur një gjykatë garante të Kushtetutë­s, të balancuar, të pavarur, që është edhe gjyqtarja e problemeve që ka shoqëria jonë, shteti ynë, institucio­net tona", përfundoi Presidenti.

INFORMIMI I REPORTERES

Dje kreu i shtetit pati edhe një takim me reporteren për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Isabel Santos. Pas takimit, Presidenti Meta bëri me dije se objekt diskutimi ka qenë edhe kapja sipas tij e Gjykatës Kushtetues­e nga qeveria. "Lakmia e maxhorancë­s për të kapur me çdo mjet antikushte­tues Gjykatën Kushtetues­e cenon integritet­in e këtij institucio­ni kyç për llogaridhë­nien qeverisëse dhe komprometo­n rëndë vullnetin e kësaj maxhorance për të çelur negociatat e anëtarësim­it me Bashkimin Europian. Miratimi i ligjit antikushte­tues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucio­ni ndërkombët­ar dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj maxhorance është rikthimi i diktaturës përmes ' mjeteve ligjore'", shkroi Presidenti në "Facebook".

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e Ministrisë së Drejtësisë për QBZ
Faksimile e Ministrisë së Drejtësisë për QBZ
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania