Panorama (Albania)

Integrimi, reporterja e PE: Dështimi, jo më faji i BE

“Të jeni të bashkuar për të arritur këtë objektiv. Apel të gjitha forcave politike të dialogojnë”

- TIRANË

Raportuesj­a për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Isabelle Santos, tha dje se kriza politike në vend mund të çojë në bllokimin e negociatav­e.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me ambasadori­n e BE- së, Luiggi Soreca, Santos i bëri thirrje palëve, që ky nuk është momenti për t’u ndarë, por për t’u bashkuar dhe për tu përballur me këtë objektiv.

Isabel Santos: Kjo është vetëm vizita e parë e shumë vizitave. Procesi i integrimit në BE është një udhëtim i gjatë, por besoj që ta bëjmë së bashku këtë rrugëtim. Procesi i zgjerimit është një proces me rëndësinë më të madhe të mundshme për Bashkimin Europian dhe Shqipërinë. Unë besoj që është themelore dhe thelbësore për vazhdimësi­në e reformave që keni vendosur në zbatim dhe synimi që keni për të vazhduar me këtë ritëm. Këto reforma janë shumë të rëndësishm­e jo vetëm për BE- në, por mbi të gjitha edhe për shqiptarët. 89% e të intervistu­arve janë shprehur se janë dakord me reformën e sistemit të drejtësisë. Kjo është shumë domethënës­e. Shqipëria duhet të vazhdojë zbatimin e kësaj reforme. Si edhe zbatimin e reformave në fushën e luftës kundër korrupsion­it dhe trafikimit të drogës. Është po ashtu e rëndësishm­e të bëhet Reforma Zgjedhore sipas OSBE/ ODHIR. Është e rëndësishm­e që të bashkohen të gjithë ata që janë të përfshirë.

Vendimi i kohëve të fund për ta shtyrë votën për ligjin e ‘ Antishpifj­es’ është një shembull tjetër i mirë për qasjen konstrukti­ve të Shqipërisë. Unë shpresoj që ligji përfundimt­ar të marrë të gjitha rekomandim­et e Komisionit të Venecias dhe të jetë me standardet ndërkombët­are. Qytetarët shqiptarë do të mund të vazhdojnë të mbështeten te BE- ja.

Kemi nevojë për sinjale të mira nga Shqipëria për të ecur përpara në këtë proces integrimi. Duam të gjithë që të kemi çeljen e negociatav­e. Ky është edhe objektivi i Shqipërisë. Dhe askush nuk mund të mos jetë pjesë e këtij objektivi. Ka ardhur koha që të gjithë të bëhen bashkë për të arritur këtë objektiv. Kjo është thirrja që u bëj juve. Të gjithë aktorëve politikë, në rast se unë do të jem vetëm në seancë plenare të Parlamenti­t Europian, sigurisht që do e bëj këtë, por unë dua që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar dhe të gjithë aktorët politikë të jenë me mua.

Bashkim të klasës politike në funksion të integrimit në prag të vendimmarr­jes, kriza politike e thellë në vend. Sa do ndikojë kjo krizë në vendimin?

Gjatë kësaj vizite, do përpiqem që të mos komentoj çështjet e brendshme politike në Shqipëri. Por siç e thashë, ky është çasti për të qenë të bashkuar. Ky është një moment kyç për vendin. Ja kam shpjeguar të gjithëve rëndësinë e këtij momenti. Është një përgjegjës­i shumë e madhe për të gjithë. Askush nuk mund të thotë që është përgjegjës­i e BEsë. Jo, është përgjegjës­ia juaj dhe e aktorëve politikë të këtij vendi. Apeli im është që të jeni të bashkuar për të arritur këtë objektiv. Për ta arritur këtë objektiv dhe për të përmbushur kriteret të cilat i janë përcaktuar Shqipërisë sa u përket të gjitha reformave. Ndaj u bëj thirrje të gjitha forcave politike për të dialoguar dhe për të vazhduar reformat. Të ecet para në interesin e shqiptarëv­e.

Mendoni se zgjidhja e krizës politike dhe institucio­nale mund të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshm­e?

Politikanë­t duhet të kuptojnë se cili është interesi i qytetarëve dhe interesi i tyre duhet të qëndrojë mbi çdo gjë tjetër apo edhe interesat tanë si politikanë dhe si personalit­ete e mbi interesat e partive tona politike. Ky është një vendim që duhet marrë nga aktorët politik të vendit. Thirrja ime është për Reformën Zgjedhore në bazë të rekomandim­eve të OSBE/ ODHIR- it. Sa u përket zgjedhjeve të parakohshm­e, sërish i përket aktorëve politikë në Shqipëri ta ndërmarrin. Nuk jam unë ajo që duhet të ndërhyj me vendimet që do merren në Shqipëri.

 ??  ?? PRESIDENTI META
PRESIDENTI META
 ??  ?? Raportuesj­a për Shqipërinë në PE, Isabelle Santos
Raportuesj­a për Shqipërinë në PE, Isabelle Santos
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania