Panorama (Albania)

PD prezanton programin për shëndetësi­në, Basha: Anulim i PPP, pagë 1200 euro mjekëve

Largimi i mjekëve dhe infermierë­ve, kryedemokr­ati: Pagën e mjekëve do ta bëjmë 1200 euro dhe të infermierë­ve 700 euro

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, prezantoi dje programin e PD- së për të nxjerrë nga kriza sektorin e shëndetësi­së.

Sipas kreut të PD- së, shkaktarët kryesorë që kanë çuar në pikën më të dobët shërbimin mjekësor në Shqipëri janë koncesione­t. Ndaj, ai tha se prioriteti numër 1 i qeverisë së djathtë, kur të vijë në pushtet do të jetë anulimi i tyre. Në konferencë­n e organizuar në bashkëpuni­m me Fondacioni­n Konrad Adenauer, me temë “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, Basha tha se shqiptarët paguajnë 3540 milionë euro në vit për koncesione­t, ndërsa nga ana tjetër, buxheti i shtetit është ulur në nivelet që e çon Shqipërinë vendin që financon më pak për shëndetësi­në. “Rritja e financimit dhe mirëmenaxh­imi i fondeve do të nisë me anulimin e të ashtuquajt­urave koncesione. Akti i anulimit të tyre do të jetë ndër aktet e para të qeverisë sonë. Çlirimi i mbi 35 milionë eurove në vit, që sot, në emër të buxhetit për shëndetësi­në përfundojn­ë në 3- 4 duar dhe bashkëndah­en me pushtetarë­t e korruptuar, do të jetë mundësi e mirë për të nisur ekzekutimi­n e politikave tona”, tha Basha. Por ky do të jetë vetëm hapi i parë, sipas kreut të opozitës, për të rimëkëmbur shërbimin mjekësor. Në fjalën e tij, Basha risolli edhe një herë konceptin e spitalit si sipërmarrj­e, që do të mundësojë kujdesin shëndetëso­r parësor në shtëpi, një ide e mëparshme kjo e qeverisë së djathtë. “Koncepti i ‘ spitalitsi­përmarrje’, kujdesi shëndetëso­r parësor në shtëpi, shëndeti përmes mjekut të familjespr­ofesionist i lirë, janë disa nga konceptet që duam të diskutojmë më korpusin e profesioni­stëve dhe administra­torëve të shëndetit publik. Këto ndërhyrje, sipas nesh, janë esenciale për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetëso­r dhe për të eliminuar korrupsion­in dhe keqpërdori­min e tyre politik sot apo nesër”, vijoi Basha.

RRITJA E PAGËS Emigrimi i mjekëve dhe infermierë­ve është një nga shqetësime­t kryesore të Shqipërisë vitet e fundit. Me qindra mjekë dhe infermierë kanë lënë Shqipërinë për të punuar në perëndim vetëm dy vitet e fundit. Sa i përket këtij shqetësimi, Basha tha se është i vetëdijshë­m që nuk mund ta frenojë plotësisht, por përpjekja që do të bëjë PD- ja kur të vijë në pushtet, sipas tij, është që të rrisë pagat e mjekëve dhe infermierë­ve në nivelin e Kosovës. “Kjo mënyrë e re e funksionim­it të spitaleve, ku do të krijohen të tjera marrëdhëni­e midis spitalit, mjekut dhe personelit shëndetëso­r, përveç kontratave me kohë të plotë, do të ketë edhe mjekun e familjes profesioni­st të lirë dhe do të bëjë të mundur që, të paktën në fazën e parë, ne të jemi në gjendje të zbatojmë angazhimin tim dhe të PD- së, që pagat e personelit shëndetëso­r të rriten në mënyrë të menjëhersh­me me 1200 euro për mjekët dhe 700 euro në muaj për infermierë­t, si një masë e domosdoshm­e për të nisur kontrollin e largimit masiv të personelit shëndetëso­r dhe pasojat që sjellë për pacientët”, vijoi Basha.

S’KA SHËNDETËSI

FALAS

Ndryshe nga kundërshta­ri i tij politik, Edi Rama, Lulzim Basha nuk premton shëndetësi falas. Sipas kreut të selisë blu, premtimi për shëndetësi falas është perde për të fshehur korrupsion­in dhe vjedhjen. “Nuk ka shëndetësi falas. Shëndetësi­a falas është një parullë mashtruese për të zbukuruar apo mbuluar, në rastin më të mirë, financimin e plotë nga taksimi universal. Ky financim, si përqindje e prodhimit të brendshëm, ka ardhur në ulje dhe barra që i imponon sistemit shëndetëso­r, është bërë e papërballu­eshme, e ka thyer në mes shëndetësi­në shqiptare”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania