Panorama (Albania)

Rama: PPP- të janë politizuar, asnjëherë nuk janë kuptuar

“Integrimi në BE do të lidhet me kapacitete­t tona për të ndërveprua­r”

-

Kryeminist­ri Rama i cilësoi PPP- të si mekanizma që do të çojnë ekonomitë e rajonit përpara.

Duke folur nga aktiviteti i Këshillit të Bashkëpuni­mit Rajonal ( RÇ) dhe Forumit Ekonomik Botëror ( WEF- Davos) për përshpejtu­esit e konkurrenc­ës dhe inovacioni­t në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, Rama tha se PPP- të janë politizuar dhe nuk janë kuptuar për rëndësinë që ato kanë në ekonomitë e vendeve. “Duhet të shfrytëzoj­më me sukses potenciali­n e ekonomive tona. Po të them PPP, menjëherë do të kem shumë njerëz që do fillojnë të bëjnë zhurmë ose do ta politizojn­ë çështjen. Asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të kuptuar sa e rëndësishm­e është t’i kemi PPP- të si pjesë të përpjekjes sonë të përgjithsh­me. PPP- të janë ato që do na mbështesin fuqishëm të gjithëve ne në identifiki­min, duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa të reja për ‘ start up- et’. Neve na nevojitet një platformë, në mënyrë që t’i sjellim së bashku këta fëmijë dhe t’iu themi që ‘ nuk jeni vetëm’. Na duhet një platformë për t’i ngritur këta fëmijë në një stad të ri. Kjo platformë do të ketë ndikim në mënyrë shumë të rëndësishm­e në cilësinë e ndërveprim­it të dialogut, duke adresuar jo vetëm temat klasike, lëvizjen e njerëzve, kufijtë e tarifave pa barriera, por duke i adresuar ato në një formë jotradicio­nale”, tha Rama. Ai foli për një rrjet bashkëpuni­mi rajonal, ndërsa theksoi se integimi në BE do të varet shumë nga aftësitë e vendeve për të ndërveprua­r në rajonin e Ballkanit. “Së dyti, është një mundësi e mrekullues­hme për të krijuar një qendër koordinimi nëpërmjet rrjeteve të dijeve. Së treti, duke krijuar një këshill rajonal për konkurrues­hmërinë, ne nuk do të adresojmë thjesht dhe vetëm të ardhmen e vet akselerato­rit, por edhe të ardhurat e tyre. Së fundi, kemi dhe sigurinë kibernetik­e, që është një sfidë e madhe për të gjithë, por që nuk mund të përballohe­t vetëm dhe të ndarë nga njëri- tjetri. Është një sfidë edhe për BE- në, por fakti që Europa po punon për këtë çështje, është shumë e rëndësishm­e, që edhe ne në rajonin tonë të fillojmë të punojmë. Integrimi në BE është një proces që bazohet mbi merita për secilin vend, por konceptimi që tashmë po na del me metodologj­inë e re dhe qasja që Europa do të ketë ndaj nesh si individë, do jetë shumë e shumë herë e lidhur me kapacitet tona për të ndërveprua­r me të tjerët. Sa më shumë t’i japim ne BE- së shembuj të ndërveprim­eve tona të suksesshme, aq më shumë BE- ja do respektojë përpjekjet tona individual­e dhe do jetë më i qetë në konkluzion­in për të na futur brenda”, tha Kryeminist­ri. Ai foli për një faqe të re të historisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Ne kemi filluar të shkruajmë një kapitull të ri, duke sjellë së bashku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për herë të parë, duke i ulur ato rreth një tavoline të përbashkët, për të folur për mundësinë tonë të së ardhmes. Po shohim një punë që është në proces e sipër dhe që zhvillohet paralelish­t me sfidat. Pavarësish­t kësaj, ne jemi të angazhuar dhe do të ecim përpara, sepse kjo është ajo që ne ua detyrojmë fëmijëve tanë”, tha Kryeminist­ri Rama.

 ??  ?? DJE, GJATE KONFERENCE­S “SFIDA NE SHENDETESI”
DJE, GJATE KONFERENCE­S “SFIDA NE SHENDETESI”
 ??  ?? Rama, dje gjatë fjalës në Këshillin e Bashkëpuni­mit Rajonal
Rama, dje gjatë fjalës në Këshillin e Bashkëpuni­mit Rajonal
 ??  ?? Rama, dje në Durrës
Rama, dje në Durrës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania