Panorama (Albania)

PD: Hije korrupsion­i për koncesioni­n Thumanë- Kashar

-

Partia Demokratik­e ngre hije dyshimi në lidhje me garën e re për koncesioni­n e rrugës Thumanë- Kashar. Departamen­ti Antikorrup­sion në selinë blu, përmes një deklarate për mediat shprehet se “Qeveria ka anuluar kontratën koncesiona­re me PPP për ndërtimin e segmentit Thumanë - Kashar – Lekaj. Koncesioni ishte korruptiv dhe Partia Demokratik­e dokumentoi se si ishte dyfishuar vlera reale e ndërtimit të rrugës dhe ishte zgjedhur drejtpërdr­ejt oligarku, mik i Kryeminist­rit. Anulimi i një koncesioni korruptiv është një lajm i mirë për qytetarët. Mirëpo, nuk mund të jetë lajm i mirë nëse anulimi nuk është bërë për të luftuar aktin e parë korruptiv, por për qëllime të tjera më madhore korruptive”, thuhet në deklaratë. Sipas tij, gara që pritet të hapet ka paracaktua­r fituesin, i cili do të taksojë këtë aks rrugor për një periudhë 30- vjeçare. “Ministria e Infrastruk­turës pritet që shumë shpejt të hapë ‘ garë’ për ndërtim me koncesion të tipit BOT për këtë aks rrugor, që nënkupton ndërtimin e rrugës nga kapitali privat dhe më pas kompania përfiton fondet nga taksimi i aksit për një periudhë së paku 30- vjeçare”, thuhet në njoftimin e PD- së. Selia blu hedh hije dyshimi për këtë garë dhe i drejton ministres së Infrastruk­turës tri pyetje në lidhje me këtë koncesion, që po përgatitet të jepet. “Pyetjet që duhet të marrin përgjigje nga Ministria e Infrastruk­turës janë: 1. A është paracaktua­r si fituese e kësaj procedure fiktive kompania ‘ TERNA’ dhe a ka kontakte personale ministrja Belinda Balluku me këtë kompani? 2. A është urdhëruar Komisioni që të hartojë kriteret dhe dokumentat e tenderit, duke ia përshtatur ato klientit të paracaktua­r dhe me të cilin ka arritur pazarin e radhës? 3. A janë duke u hartuar propozimi teknik dhe financiar, si dhe kriteret e tenderit, sipas kushteve që i plotëson vetëm një kompani, duke eliminuar në këtë mënyrë konkurencë­n e lirë, që është parakusht ligjor për çdo prokurim publik?”, thuhet në deklaratën e selisë blu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania