Panorama (Albania)

Berisha: Shëndetësi­a sot është më keq se në kohën e Enverit

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Ber- isha hodhi akuza të forta dje ndaj Kryeminist­rit Edi Rama dhe qeverisë së tij, sa i përket sektorit të Shëndetësi­së. Për të ilustruar nivelin e vjedhjes së madhe në këtë fushë dhe pandjeshmë­rinë e qeverisë, Berisha zgjodhi të krahasojë Kryeminist­rin Rama me rreshterin Tenardie, në librin ‘ Të mjerët’ e Viktor Hygoit. “Ndër të gjitha personazhe­t e letërsisë botërore, njëri është më i veçanti dhe ky është ‘ Rreshteri Tenardie’, personazh te ‘ Të mjerët’ e Viktor Hygoit, i cili vidhte të plagosurit dhe të vdekurit në fushëbetej­ë. E vërteta është se sot skenat e fushë betejës përsëriten nga dyshja Edvin Kristaq Hajduti dhe ndrikulla e tij që drejton Shëndetësi­në. Të pangopur, këta vjedhin si lukuni, çdo ditë, medikament­et e vaksinat jetike për shëndetin e qytetarëve. Këta shpikën check up- et e koncesione­t, duke vjedhur të sëmurët shqiptarë”, tha Berisha. Po ashtu, ish- deputeti i PD- së reagoi edhe ndaj deklaratav­e të Kryeminist­rit Rama në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Mjekësisë, ku tha se Shqipëria nuk ka emergjencë mjekësh. “Ky cinik injorant, nuk kupton se sot në mjek për frymë, Shqipëria është më keq së në kohën e Enver Hoxhës. Numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit themelorë të një sistemi shëndetëso­r, por atij ia kanë mbyllur sytë koncesione­t. Shqipëria po shkon në një mjek për 1200 banorë. Po nuk duhet habitur, se po ky ‘ Tenardie’, do të deklaronte pak muaj më parë, dhe do bënte Europën të qeshte me të, se Shqipëria nuk ka banda. Në fakt, kur je kryebandit, bandat të duken lule”, vijoi akuzat Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania