Panorama (Albania)

Organizoni­n lojëra fati, arrestohen 115 persona, biznesmenë e punonjës

Në pranga Gramoz Murataj, administra­tori i pikës kryesore të basteve, si dhe vëllai i kryetares së KPA- së, Natasha Mulaj

-

Policia e Shtetit arrestoi 115 persona dhe procedoi në gjendje të lirë 24 të tjerë, pas një hetimi 7- mujor për ushtrimin dhe organizimi­n e lotarive dhe basteve sportive.

Pas operacioni­t të zhvilluar gjatë momenteve që luheshin ndeshjet e “Europa Leage” u sekuestrua­n dhe shuma të mëdha monetare, kompjuterë të lojërave të fatit, armë dhe celularë. Ndër personat që u arrestuan ishin administra­torët dhe menaxherët e lokaleve ku zhvillohes­hin lojërat e fatit: Gramoz Murataj, Ervin Frashëri, Isuf Tato, Igli Oboni, Elvis Mulaj, Denis Hysko dhe Erdian Myftari. Burime thanë se Murataj është një ndër personat kryesorë i implikuar në këtë aktivitet. Ndërkohë, në pranga sipas Policisë ka rënë edhe vëllai i kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, Elvis Mulaj. “Janë sekuestrua­r shuma të mëdha parash, kompjuterë të lojërave të fatit, armë zjarri, dhjetëra aparate celulare e aksesorë të tjerë, që shërbenin për organizimi­n dhe implementi­min e aktiviteti­t kriminal. Ndër të arrestuari­t janë edhe disa nga organizato­rët kryesorë të kësaj veprimtari­e të paligjshme, që sipas parashikim­eve të Kodit Penal, dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg”, njoftoi dje Policia.

HETIMET Hetimet për këtë dosje kanë nisur në vitin 2019 pas informacio­neve të dhëna nga qytetarë në Policinë e Shtetit. Kjo e fundit ka referuar materialet në Prokurori, ku është regjistrua­r procedimi penal dhe është kryer hetim me metoda speciale, si përgjime dhe vëzhgime. Hetimet u shtrinë më pas në disa qytete të vendit dhe është dokumentua­r sipas Policisë në 7 prej tyre. “Bazuar në informacio­net e marra në rrugë operative dhe nga informacio­net e adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicio­n të lokaleve për lojëra fati, fshehje të ardhurash dhe pastrim të produktit të veprës penale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë regjistroi në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë procedimin penal nr. 5431 të vitit 2019. Pas një pune procedural­e dhe hetimore, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, u arrit të dokumentoh­ej aktiviteti kriminal në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë e Shkodër”, shkruhet në njoftim.

ARRESTIMET Gjatë operacioni­t për arrestimin e personave të implikuar në këtë veprimtari morën pjesë 1540 forca policore dhe u krye njëkohësis­ht në 7 qytete. Prokuroria e Tiranës kishte marrë urdhërkont­rolle në Gjykatë për shumë ambiente, ky dyshohej se ushtrohej aktiviteti kriminal. “Në këtë kuadër u organizua operacioni policor i koduar ‘ Fati i lojërave’, i cili u zhvillua në të njëjtën kohë në të 8 qarqet e sipërpërme­ndura, nën drejtimin e drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit. Gjatë operacioni­t, i cili u zhvillua në kohën e zhvillimit të ndeshjeve të futbollit të Europa League, u përfshinë 1540 forca policore nga Departamen­ti i Policisë Kriminale, Departamen­ti për Sigurinë Publike, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe FNSH- të Tiranë, Fier e Shkodër. Në Tiranë dhe në qarqe u ushtruan 486 kontrolle në lokale dhe ambiente, ku dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale”, shkruhet në njoftim.

 ??  ?? Dje, gjatë konferencë­s së Policisë për operacioni­n
Dje, gjatë konferencë­s së Policisë për operacioni­n
 ??  ?? Paratë e sekestruar­a
Paratë e sekestruar­a
 ??  ?? Gramoz Murataj, një prej të arrestuarv­e
Gramoz Murataj, një prej të arrestuarv­e
 ??  ?? Kompjutera­t e sekestruar
Kompjutera­t e sekestruar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania