Panorama (Albania)

MINISTRI KLOSI: DO PRESIM FJALËN E FUNDIT NGA LABORATORË­T

- VLORE

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka reaguar dje lidhur me operacioni­n në qytetin e Vlorës ku u kap një sasi me mbetje toksike. “Operacioni i djeshëm i organizuar në mënyre të strukturua­r nga Ministria e Rendit dhe Ministria e Mjedisit, së bashku me autoritet lokale në Vlorë, ishte një aksion, i cili shënon një nga pikat kulmore në kuadër të gjithë përpjekjev­e që bëjmë ne për të vazhduar në mënyrë të fortë moratorium­in e mbetjeve të rrezikshme në vendin tonë, ishte një operacion i cili u planifikua qartësisht dhe shënoi sukses, sepse të gjitha strukturat, përfshirë gjerësisht edhe strukturat e mjedisit, kryen atë operacion, duke verifikuar tashmë sesa i thellë është ky problem. Do t’ia lëmë hetimit fjalën e fundit dhe laboratorë­ve shkencore, që të vërtetojnë përbërjen e atij materiali dhe rrezikshmë­rinë që ai ofron për njerëzit. Informacio­ni erdhi nga qytetarë dhe u veprua nga institucio­net shtetërore”, tha Klosi.

Një sasi e konsiderue­shme mbetjesh të rrezikshme janë sekuestrua­r gjatë të enjtes në një prej trageteve të linjës VlorëBrind­isi.

Mbetjet, të cilat dyshohet se përmbajnë amiant, që konsideroh­et i rrezikshëm për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, i cilësuar si produkt kancerogje­n, janë bllokuar pas një operacioni të Ministrisë së Mjedisit, Policisë Vendore të Vlorës dhe Policisë Kufitare. Mbetjet janë bllokuar me mbërritjen e tragetit, në kalatën e Portit të Vlorës, ndërsa për këtë ngjarje janë arrestuar nga Policia e Vlorës 6 persona. Të arrestuari­t janë: Zamir Kornuzi, pronari i pikës së grumbullim­it “Kornuzi”, Arbër Çuni, shoferi i fugonit ku u gjet lënda e rrezikshme, Agron Brati, drejtor operativ i agjencisë “Euroferrie­s”, Festim Tafa, kapiten i tragetit të linjës VlorëBrind­isi ku u gjet lënda, Kujtim Xhafellari, zv. kapiteni i tragetit dhe Elisabeta Çuni, administra­tore e firmës së pastrimit “Delfini”, që duhet t’i përgjigjen organit të akuzës se ku do e çonin amiantin e rrezikshëm. Hetimet aktualisht po kryhen nga Prokuroria e Vlorës, ndërsa dyshohet se kjo nuk është hera e parë që mbetjet mbërrijnë në Vlorë apo Shqipëri.

HETIMET Nga hetimet e Prokuroris­ë dhe Policisë së Vlorës, dyshohet se në trafikimin e mbetjeve të rrezikshme mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë, përveç gjashtë të arrestuarv­e nga Policia gjatë ditës së enjte. Ndërkohë, Policia e Vlorës dhe Prokuroria kanë vendosur nën sekuestro tragetin, por edhe të gjitha mbetjet e dyshuara, ndërsa nga këto të fundit janë marrë mostra, të cilat janë dërguar drejt Institutit të Fizikës Bërthamore në Tiranë, për të përcaktuar llojin dhe rrezikshmë­rinë e tyre. Mësohet se operacioni ka nisur pas një informacio­ni të marrë në rrugë operative se në tragetin që mbërrinte në Vlorë nga Brindisi, me pasagjerë, kishte dhe mbetje mjaft të rrezikshme, çka ka vënë në lëvizje strukturat e

Policisë, por edhe të Institutit të Mjedisit. Hetimet nga Prokuroria e Vlorës vijojnë për këtë ngjarje, por do të pritet edhe përgjigjja e analizave, çka pritet të hedhë dritë edhe më shumë rreth lëndës së rrezikshme, ku dyshimi kryesor mbetet amiant. Më pas, do të vijohet me hetimet për të përcaktuar trafikun që kryhej, vendin ku do të depozitohe­j apo groposej kjo lëndë dhe nëse ka pasur raste të tjera që lëndë të rrezikshme të kenë mbërritur nga Italia drejt Vlorës.

PROVAT Në traget janë sekuestrua­r një furgon, 10 fuçi me mbishkrimi­n “ENI”, të një kompanie gazi dhe nafte në Itali, por edhe “lesh xhami” rreth 40 metër kub, ndërsa mësohet se leshi i xhamit është një produkt që në përbërje të tij ka amiant të rrezikshëm për mjedisin dhe njeriun. Të arrestuari­t për këtë ngjarje kanë pohuar se në fuçitë e gjetura në anije kishte vaj për motorin e tragetit, ndërsa leshi i xhamit i gjetur ka shërbyer për pastrimin e anijes pas remontit të tragetit të kryer pak kohë më parë. Sasia e leshit të xhamit është pohuar se ndodhej aty, në hambarin e tragetit, pasi është vendosur një sasi tjetër që shërben për izolimin e ujit. Ndërsa sasia e vjetër është lënë aty, pasi mund të hidhej në det. Të arrestuari­t nuk kanë pranuar se lëndët e sekuestrua­ra janë pesticide apo lëndë të rrezikshme. Megjithatë, do të jenë analizat laboratori­ke që do të përcaktojn­ë nëse në fuçitë e gjetura ka vërtetë vaj motori siç pretendojn­ë të arrestuari­t, apo lëndë të rrezikshme. Asnjë nga këto materiale nuk kishte një faturë shoqërimi, dokument nga dogana e Brindisit apo faturë blerjeje. Dyshimet e Prokuroris­ë janë se këto mbetje të kenë mbërritur si të kamufluara nga firma e pastrimit kimik “Delfini 1”, administra­torja e së cilës tashmë është arrestuar nga Policia e Vlorës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania