Panorama (Albania)

GRUAJA E PRONARIT TË KOMPANISË SË MBETJEVE: NE, MBAJMË VETËM TË RICIKLUESH­MET

-

Rozina Kormuzi, bashkëshor­tja e të arrestuari­t Zamir Kormuzi, pronar i kompanisë së mbetjeve “Kormuzi” në Vlorë, tregoi dje se kompania e të shoqit merret vetëm me mbetjet e ricikluesh­me. “Ne jemi një familje që punojmë me djersën e ballit. Jemi të pastër. Nuk jemi kimistë për të parë se çfarë janë 5 qeset që kanë ardhur këtu në pikën tonë të grumbullim­it. Në punojmë me mbetje të ricikluesh­me, por në asnjë mënyrë nuk jemi kimistë për të parë apo analizuar se çfarë përmbajnë qeset. Qeset i sjell vetë furgoni nga porti drejt pikës sonë, nëse janë të rrezikshme, të bllokohen që në port. Ne nuk i pranojmë mbetjet e rrezikshme. Në licencë kemi vetëm mbetje të ricikluesh­me. Vijnë pesë qese, ndërsa unë marr vetëm mbetjet e ricikluesh­me, të tjerat i hedh në kosh të mbeturinav­e. Këtu ekspozohet kjo gjë, për të mbuluar gjëra më të mëdha. Burri ka shkuar për të dhënë një deklaratë dhe pas 10 minutash e kanë arrestuar. Furgoni i firmës ‘ Delfini’ ka ardhur në orën 08: 30, ka shkarkuar 5 qese me mbetje të ricikluesh­me dhe në 17: 30 ardhur Policia që ka bërë foto të këtyre qeseve. Furgoni nuk ka ardhur më gjatë ditës. Në fotot që ka bërë Policia, ka gjetur rreth 1 kg lesh xhami, që e morën me vete, ky është një produkt që gjendet kudo. Nuk kemi pasur asnjë rast tjetër. Janë mbetje të ricikluesh­me. Asnjëherë në një vend ku punojnë njerëz nuk vijnë mbetje të rrezikshme. Në momentin që ne dyshojmë për çdo mbetje, njoftojmë institucio­net përkatëse. Burri është ndaluar padrejtësi­sht. Kemi vite që punojmë pastër. Nga Gjykata pres vetëm drejtësi, pasi burri nuk është i implikuar në këtë ngjarje. Jemi një familje që punojmë pastër”, shprehet Kormuzi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania