Panorama (Albania)

“Grabitja” e Shëngjinit, kërkohet 3 vjet burg për Fran Frrokajn

Prokuroria jep pretencën për 19 personat e akuzuar për pronat

-

Prokuroria e Lezhës ka dhëne pretencën për 19 persona të vënë nën akuzë për tjetërsimi­n e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar paraditen e djeshme, prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për të pandehurit, mes të cilëve dhe ish- zyrtarë lokalë të Lezhës. Kështu, për ish- kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, është kërkuar 3 vite burg dhe ishnënkrye­tarin Enver Hafizi 2 vite burg, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 3- vjeçare. Ndërsa për ishkryetar­in e qarkut, Gjok Ndoka, është kërkuar 4 vite burg dhe ish- drejtorin e Hipotekës, Artan Djala, 3 vite burg, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5 dhe 3- vjeçare. Për personat e tjerë të pandehur, specialist­ë të institucio­neve dhe përfitues toke, është kërkuar dënim nga 2 deri në 4 vite burg për veprat penale “Falsifikim i dokumentev­e” dhe “Shpërdorim detyre”. Gjithashtu, organi i Akuzës ka kërkuar asgjësimin e praktikave të sekuestrua­ra në lidhje me pronën e tjetërsuar. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 11 mars, ku do të paraqiten konkluzion­et e palës mbrojtëse të të pandehurve.

AVOKATI

Hetimet në lidhje me tjetërsimi­n e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin nisën në vitin 2017, ku në Prokurori u denoncuan rastet dhe pak muaj më vonë, personat e përfshirë në këtë çështje u arrestuan. Por më pas Gjykata vendosi ndryshimin e masave të sigurisë, duke vendosur që të hetohen në gjendje të lirë. Sipas organit të Akuzës, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, duke abuzuar me detyrën kanë falsifikua­r, tjetërsuar dhe përvetësua­r 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, te vendi i quajtur Rana e Hedhun. Avokati i ish- kryebashki­akut të Lezhës, Adrian Leka, tha se pretenca për Fran Frrokajn u dha e pambështet­ur në prova. Ai u shpreh se do të kërkojnë pafajësi, pasi nuk provohet se ka kryer vepër penale për të cilën akuzohet. “Sot u dha pretenca nga organi i Akuzës, i pambështet­ur në prova dhe ligj, pasi gjatë hetimit gjyqësor ka dalë se çdo pretendim i organit të akuzës është mbi dyshime dhe nuk vërtetohet në asnjë provë përgjegjës­ia penale e të mbrojturit prej nesh, zotit Fran Frrokaj. Në këto kushte, ne do kërkojmë deklarimin e pafajshëm, pasi nuk provohet se ka kryer vepër penale për të cilën akuzohet”, tha Leka.

TJETERSIMI I PRONAVE

Tjetërsimi i 234 mijë metrave katrorë tokë në malin e Shëngjinit, Malin e Rencit dhe te Rana e Hedhun u zbulua pas kallëzimit që depozituan në Prokurorin­ë e Lezhës dy pronarët legjitimë të sipërfaqev­e të “grabitura”. Dy pronarët që kanë denoncuar skandalin janë Gjek Çelaj dhe Pjetër Prela. Prokuroria e Lezhës, mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga shtetasi Gjek Çelaj më datë 15 shtator 2017, ka regjistrua­r edhe procedimin penal nr. 671, viti 2017, për veprat penale të “Falsifikim­i i dokumentev­e” dhe “Shpërdorim detyre”. Në bazë të kallëzimit të Gjek Çelajt, ndër të tjera ka denoncuar se familja e tij ka banuar prej kohësh në vendin e quajtur Mali i Rencit, Shëngjin. Gjyshi i tij, i ndjeri Gjon Preka, ka pasur në pronësi të tij para vitit 1945, në Malin e Rencit, një sipërfaqe toke prej 12 dynymë tokë buke, si dhe një sipërfaqe prej 150 dynymë livadhe dhe kullota, fakte këto të pasqyruara në dokumentin nr. 2293/ 1, datë 04.06.2014, të lëshuar nga Arkivi Qendror Shtetëror. Pas njohjes së pronës, trashëgimt­arët e të ndjerit Gjon Prek Çelaj kanë ndjekur rrugën ligjore për kthimin fizik të saj, proces i cili nuk ka përfunduar akoma.

 ??  ?? Fran Frrokaj në gjyq
Fran Frrokaj në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania