Panorama (Albania)

Pas 5 vitesh lidhje, Young Zerka zbulon kompleksin me Ronelën: S’jam i vendosur për të krijuar familje

-

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Young Zerka rrëfeu disa detaje nga jeta e tij dhe marrëdhëni­a që ka me këngëtaren Ronela Hajati. Ai tregoi se përse është aq i rezervuar kur vjen puna te lidhja e tij me Ronelën dhe u shpreh se ende nuk ka vendosur për të krijuar familje, ndonëse kanë 5 vite bashkë. “Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do të them diçka”, u shpreh ai. I pyetur se si po shkon lidhja e tij me Ronelën, Zerka e përshkruan fare shkurt duke thënë se: “Lidhja me Ronelën po shkon shumë mirë shyqyr Zotit”. Dhe për sa i përket dashurisë së madhe, sipas fjalëve të reperit ai “mund” ta ketë gjetur. Kutojmë që nuk kanë munguar momentet kur lidhja e tyre ka pasur krizat e veta. Më shumë se tri vite pasi këngëtarët Ronela Hajati dhe Young Zerka vendosën të dilnin hapur si çift duke e zyrtarizua­r lidhjen me një duet, historia e tyre pësoi krisjen e parë para një një viti. Kur vendosën të bashkëpuno­nin për projektin e tyre muzikor, ata kishin një vit që përflitesh­in për lidhje dashurie, por që përpiqeshi­n ta mbanin të fshehtë. Dhe me këtë stil vazhduan për një periudhë të gjatë, edhe pse koncertet i planifikon­in gjithmonë bashkë. Para dy vitesh, ata pësuan një krisje dhe përgjigjen deri- diku e dha reperi Young Zerka, gjatë një interviste për emisionin “Thumb”.

Pyetjes nëse ishte çift apo single, ai iu përgjigj: “Normal që single”, duke treguar edhe duart në të cilat nuk kishte asnjë unazë. “Po a je në kërkim të dashurisë?”, e pyeti gazetari. “Në kërkim të shpirtit të lirë”, tha Zerka dhe kaq u desh për të konfirmuar se ai dhe Ronela Hajati ishte zënë dhe nuk flisnin. Nga ana tjetër, Ronela u rikthye në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë të Flori Mumajesit me titullin “Vuj”, dedikuar një dashurie të humbur, pasi ai e kishte lënë për një tjetër. Ndërkohë flitej se kjo ishte kënga që i dedikohej vuajtjes pas ndarjes nga Zerka, pasi gjatë performanc­ës Ronela interpreto­nte dhembjen e saj shpirtëror­e për Zerkën, duke bërë edhe prekje intime në skenë, një guxim ky skenik, që mund të themi se u shndërrua në stil personal për Ronelën.

Ajo vetë nuk foli për ndarjen nga reperi, por miq të tyre treguan se bëhej fjalë për një mosmarrëve­shje që kishte lindur për mënyrën ndryshe si e shihnin këtë marrëdhëni­e. Ronela, edhe pse ishte shprehur se nuk ishte gati për bashkëjete­së, nga ana tjetër kishte shfaqur dëshirën që ta zyrtarizon­te lidhjen, pikë në të cilën ra ndesh me Zerkën, i cili nuk ndihej gati të hidhte një hap të tillë, duke u mjaftuar me një lidhje pa detyrime.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania