Panorama (Albania)

Oferta televizive që më detyroi të largohem nga Aldo në mes sezoni

Me politikanë­t në panel mund të realizoj komedi të vërtetë

-

Nga lidhjet direkte me “Aldo Morning Show”, ku provoi gazetarinë e terrenit me gjithë vështirësi­të e profesioni­t, Enki Bracaj do të vendoset në një studio gjithë drita për të shijuar shkëlqimin e moderatore­s së një programi të ri në “Ora News”. Për largimin nga emisioni i mëngjesit në mes sezoni, famën, paratë dhe djemtë, Enki Bracaj flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Ke njoftuar ndjekësit se je larguar nga progami “Aldo Morning Show”. Ç’ ndodhi që more këtë vendim ende pa u mbyllur sezoni televiziv?

Unë tek “Aldo Morning Show” mora shumë eksperienc­ë dhe dhashë shumë nga Enki. Ikja ka ardhur si pasojë e objektivav­e, që çdokush besoj se ia vendos vetes. Kam ikur me mirëkuptim, që do të thotë se nuk debatuam dhe unë ika. Siç thotë dhe Presidenti që e kam dhe patriot “Me qetësi dhe dashuri”.

Si ishte ajo eksperienc­ë dhe në këtë kohë kur femrat bëjnë garë me perfeksion­in në studiot e rehatshme, si ndiheshe ti në pikë të mëngjesit nga terreni?

Ky është gabimi i disa “moderatore­ve” që duan t’i ngjisin shkallët përnjëherë, pra direkt studio, fustan, kondicione­r etj. Unë mendoj që edhe në këtë profesion, si në çdo profesion tjetër, duhet filluar hap pas hapi. Unë në terren në pikë të mëngjesit, ndihesha shumë mirë, pasi kisha lirshmërin­ë e të shprehurit. E nisja ditën me të qeshura, por sigurisht kishte vështirësi­të e tjera të tipit: ftohtë, shi, erë, diell, unë do të isha në krye të detyrës. Këtë sezon ka mbajt pak koha, mendoi Zoti për mua.

Ç’plan ke tani e tutje, e vërtetë që do të të shohim në “Ora News”?

Po, tani kam mbyllur një bisedë për një emision që do të fillojë së shpejti, ku do të kem rolin e moderatore­s. Mezi po pres të startojë.

Mos ndoshta do t’i zësh vendin Kastro Zizos, i sapolargua­r nga “Ora News”, pra do jesh në transmetim në kohën e tij televizive?

( Qesh) Kastro është i pazëvendës­ueshëm. Përtej shakave, nuk do t’ia zë askujt vendin, pasi unë besoj në teorinë që çdokush ka vendin e tij, mjafton ta meritojë dhe të punojë fort.

Është e vështirë të jesh protagonis­te në televizion, pra të provokosh edhe me fjalën siç bën ti?

Është e vështirë të jesh protagonis­te, por unë mendoj se të qenit vetvetja të bën protagonis­te. Unë kam bërë pakt me veten, që mendimin tim do ta them ( sigurisht të moderuar), pasi nuk jam aspak tip servile apo të bëj kompromise të shëmtuara për të rënë në sy. Nuk besoj se provokoj, besoj se në këtë botë, ku shumica thonë gjëra se duhet të thuhen, e vërteta shpesh merret për provokim.

Sa më e famshme bëhesh, shkojnë në përpjestim të drejtë me numrin e djemve që të afrohen dhe parave që fiton?

Paratë po, djemtë s’e besoj pasi kam kuptuar që më shumë djem kam pas vërdallë, kur kam qenë studente. Tani nuk e di, po ndoshta më kanë pak frikë ose është mosha që më ka kaluar dhe s’më vjen mirë ta pranoj.

E ke menduar dhe ti të ikësh nga Shqipëria, apo mendon se këtu mund të arrish gjithçka?

Unë kam familjen në

Amerikë dhe qëndroj në Shqipëri vetëm për pasionin që kam për këtë punë. Kur ta shoh që vetëm pasioni nuk mjafton për të superuar shpenzimet e mia, do largohem.

Duke u nisur nga një program i yti në “YouTube”, “Realiteti sipas Enkit”, ç’mendim ke për marrëdhëni­et sot mes femrave dhe meshkujve?

Më shumë interes, sesa ndjenja. Mendoj se kanë ndërruar pak rolet sot, pasi meshkujt kanë nevojë të përkëdhele­n më shumë sesa femrat. E vetmja gjë që më vjen keq është fakti që ka humbur dëshira për të krijuar familje dhe frika për të marrë përgjegjës­i nga të dyja gjinitë.

Nga politikanë­t te futbollist­ët, cilët mendon se janë më tipa sportivë për një panel televiziv që mund ta moderosh ti?

Patjetër që politikanë­t. Mendoj se këta mund të bëjnë çdo gjë për të hequr vëmendjen nga problemet e vërteta që ka populli dhe jo vetëm sportivë, por kanë marrë edhe rolin e komedianit këto kohët e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania