Panorama (Albania)

Përmbysje e çmendur, Tirana ngjitet në krye

Teqja të kuq, eurogol i Bathës dhe Torasës, bardheblut­ë shkojnë + 2

-

Olsi Teqja merr të kuq. Xhika i bën gati këmbën Bathës. Këtu nis një... çmenduri e Tiranës.

Në një ndeshje të nisur me rast goli që në minutën e dytë, bardheblut­ë përmbysin Kukësin, parakalojn­ë në renditje dhe ngjiten në krye. Një autogol i Vangjelit nuk e gjunjëzon Tiranën. Përkundraz­i, u jep më shumë forcë kryeqyteta­sve që të mos pajtohen me padrejtësi­në e fatit. Pasi Kukësi shpërdoron tentativa, një eurogol nga Idriz Batha barazon shifrat. Në vetëm 120 sekonda lojë, Kobina bën një veprim të jashtëzako­nshëm. Driblon Obanor gjunjëzon Lulajn në mes të zonës së Kukësit, asiston Torasën që nuk fal me portën thuajse të boshatisur, duke përmbysur shifrat 1- 2 dhe Tirana merr kreun.

PJESA E PARË Muçi kërkon të surprizojë Kukësin në start. Në minutën e dytë, pas kombinimit me Çelhakën, gjuan një top që në momentet e fundit ulet tokazi. Xhika është i vendosur dhe ndalon sferën. Bardheblut­ë në ofensivë dhe në të pestën minutë Kobina futet brenda zonës, provon, por Xhika sërish i bën bllokadë. Hamiti fal Musollin e më pas Dokën, të cilët ndëshkohen disa minuta më vonë dhe loja vijon me ritëm, me grintë dhe shumë interesant­e. Të pranishëm janë thuajse 7000 tifozë dhe entuziazmi është i pranishëm në të dyja kahet. Batha provon me një goditje dënimi, por sfera që kalon murin gjen edhe një herë Xhikën. I pakalueshë­m. Kukësi shënon me Shkurtajn, por më parë ishte ndalur loja për faull të sulmuesit ndaj Vangjelit. Kukësi e mbyll në ofensivë me dy tentativa. E para, e artë dhe flagrante me Rrocën, që gjuan në cep të shtyllës së Likës, por jashtë. Një minutë më vonë, Ethemi bën të parën gjuajtje në kuadrat për Kukësin, lehtë. Vetëm 0- 0.

PJESA E DYTË Nuk ka zëvendësim­e dhe ekipet futen njësoj. Tirana më kërkuese, ndërsa Kukësi më i qartë në veprimet e ofensivës. Në minutën e 52- të, Musta kalon në të majtë Dokën, hedh tokazi një top në qendër ku Shkurtaj s'e godet dot, por Vangjeli i pafat e devijon sferën pasi gjuri tjetër i zhytet në tokë dhe përfundon në cep të portës së Likës. Kukësi në avantazh dhe Tirana ndihet e tradhtuar nga fati. Në fushë Ngo për

Muçin dhe më pas Ismajlgeci për Hoxhallari­n. Bardheblut­ë kanë dukshëm marsh më shumë, por Kukësi shpërdoron pas shpërthime­ve të Abazajt disa herë. Gavazaj i zë vendin Ethemit të dëmtuar dhe Lulaj- Shkurtajt. Abazaj i jashtëzako­nshëm në kundërsulm­e, por kuksianët nuk shënojnë golin e sigurisë. Një goditje dënimi në minutën e 84- t në hyrje të zonës, e shkaktuar nga Teqja, shoqërohet me daljen nga loja të këtij të fundit pas dy të verdhëve. Batha, pak minuta më parë kishte ndierë ngërç, por në ndihmë i ishte gjendur ish- shoku te Partizani, Xhika. Përballë këtij të fundit, mesfushori lëshon një silurë që përfundon në trekëndësh dhe Tirana barazon, 1- 1. Minuta revanshi. Bardheblut­ë shfrytëzoj­në superiorit­etin numerik në fushë, por dy minuta më vonë, shtatë lojtarë të Kukësit kundrejt tre bardhebluv­e në zonë nuk ndalin dot galopimin e Kobinës. Është momenti i tij. Shpërthen nga e djathta, driblon Obanor, shkon drejt vijës fundore dhe me një veprim fantastik kalon edhe Limajn që e gjunjëzon, duke i dhënë hapësirën vetes të asistojë në qendër. Sfera te Torasa, që s'e ka të vështirë të shënojë për 1- 2. Ekstazë bardheblu. Përmbyset Kukësi dhe njëherazi edhe renditja. Tirana merr tri pikë përballë rivales direkte. 44 pikët pas 23 javëve i japin kreun, me dy më shumë sesa verilindor­ët dhe në derbi shkojnë me moralin e duhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania