Panorama (Albania)

Balla: Meta të vendosë, do jetë President apo lider i opozitës?!

-

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, tha dje se “Hallet e shqiptarëv­e janë tërësisht të ndryshme nga halli i Ilir Metës”. Në një prononcim për mediat, i pyetur nëse kriza e fundit mes Presidenti­t dhe shumicës do të ndikojë në raportin e komisionit për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë, Balla ka dhënë këtë përgjigje: “Nuk kemi krizë me Presidenti­n, ka Presidenti krizë me Ilir Metën dhe këtë duhet ta zgjidhë Presidenti me Ilir Metën, që do të thotë që Meta të ndajë përfundimi­sht nëse do të jetë një prej liderëve të opozitës apo Presidenti i vendit. Ai është një institucio­n në hetim parlamenta­r për shkelje të rënda të Kushtetutë­s dhe shkeljet e rënda nëse Komisioni Hetimor Parlamenta­r i gjen bazuar në hetimin që po bën, është Komisioni Hetimor që në vijim të praktikës së bashkëpuni­mit me Venecian, ka kërkuar edhe ekspertizë­n e saj, dhe nëse Kuvendi voton me 94 vota shkarkimin, kjo procedurë i kalon Kushtetues­es”, tha Balla. Menjëherë reagoi zëdhënësi i Presidenti, Tedi Blushi, i cili tha se “Fakte të reja do dalin dhe ti ke kohë deri më 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë”. Po ligjin antikushte­tues Dvorani, pse e miratuat pa pritur Venecian? S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetues­e. Duan të sabotojnë ndihmat ( borxhet), thotë Tao. Vetëm një PPP e tyre shkon 1 miliardë euro. Edhe 20 miliardë euro borxhe të japë bota, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetues­e në mënyrë mafioze nga kjo bandë, asgjë nuk do shkojë në xhepat e shqiptarëv­e, por në xhepat e tyre dhe të disa kreditorëv­e. Fakte të reja do dalin Tao, dhe ti ke kohë deri më 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë”, reagoi Blushi.

 ??  ?? Tedi Blushi
Tedi Blushi
 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania