Panorama (Albania)

“Ecomafian”, paralajmër­imi: Shqipëria potencial për trafikimin e mbetjeve

-

Dy vite më parë, pas vendimeve për ndërtimin e incenerato­rëve në vendin tonë, Aleanca Kundër Importit të Plehrave zhvilloi një konferencë informuese në lidhje me menaxhimin e mbetjeve dhe rrezikun për importimin e tyre në mënyrë të jashtëligj­shme, nga ajo që autoritete­t italiane e konsideron­in “Ecomafia”. Ekspertët italianë që morën pjesë në këtë konferencë, treguan eksperienc­ën e shtetit fqinj në lidhje me fenomenin e “Ecomafia”- s, që ka të bëjë me trafikimin e paligjshëm të mbetjeve, ndërsa e konsiderua­n Shqipërinë si një nga vendet potenciale të përfshira në këtë aktivitet të paligjshëm. Nga ana tjetër, e pranishme në këtë konferencë, në mënyrë vullnetare ishte edhe aktivistja italiane, Claudia Salvestrin. Kjo e fundit, që prej vitit 2002, merret me problemin e menaxhimit të mbetjeve dhe trafikimin e tyre. Sipas saj, në kushtet kur Kina kishte bllokuar të gjitha rrugët e importit të plehrave, për riciklimin e tyre, Shqipëria mund të shihej një Kinë e vogël dhe potencial për trafikimin e tyre. “Kina ka mbyllur rrugën për import të mbetjeve, ndërsa e gjithë kjo historia e incerenato­rëve në Shqipëri vjen fill pas këtij vendimi. Kështu Kina, tashmë i ka mbyllur kufijtë për të gjitha llojet e mbetjeve. Unë personalis­ht, jam kthyer nga Kina këtë të premte dhe ky shtet ka dhënë vendimin që në vitin 2019 nuk do të futet asnjë pako në Kinë dhe jo më mbetje. Unë kam që në 2002- shin që merrem me problemet e menaxhimit të mbetjeve dhe për mua ky problem është një mostër me tri koka: e para që zhvillon trafikun e mbetjeve, e dyta i lidhur me zhvillimin bujqësor dhe e treta është një krim kundër shëndetit. Kam një frikë, që raportet e trafikut të mbetjeve që kanë ekzistuar më parë mes Shqipërisë dhe Italisë, do të rikthehen sërish. Kam frikë se Shqipëria do të shikohet si Kina e munguar nga trafikantë­t. Shumë herë, në kontejnerë­t që transporto­heshin mbetje plastike, kishte edhe mbetje spitalore, pra nuk ka një kontroll të mirëfilltë. Duhet të ndërtohen impiante për riciklim dhe jo incenerato­r për djegie. Sepse ato që keni tani, nuk janë impiante riciklimi, por pika grumbullim­i. Pse duhet të investoni në djegien e mbetjeve, kur duhet të ricikloni. Është e njëjta gjë, investitor­ët pse duhet të investojnë në një impiant që helmon tokën, kur mund të investojnë për riciklimin”, u shpreh Claudia Salvestrin­i dy vite më parë, në konferencë­n e mbajtur nga AKIP.

 ??  ?? Claudia Salvestrin­i, aktiviste italiane
Claudia Salvestrin­i, aktiviste italiane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania