Panorama (Albania)

“Makina është përplasur me një kamion”, Nexhmije Hoxha rrëfen aksidentin e Mehmetit me familjen

NGJARJA “SEKRETE” E PERPLASJES SE ISH- KRYEMINIST­RIT. “JA SI VEPROI ENVERI”

-

Marrëdhëni­et mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut kanë pasur gjithnjë ulje- ngritjet e veta, edhe pse siç tregon Nexhmije Hoxha në librin e saj "Përjetime dhe meditime në jetën time politike", Enver Hoxha e kishte toleruar sa herë sjelljen e vrazhdë apo mosbindjen e Mehmetit. Nexhmije Hoxha thotë se ai ishte megaloman, sillej keq me vartësit, madje kishte kryer edhe akte terroriste. Ajo sjell disa shembuj mosbindjej­e gjatë viteve të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare e për të vijuar më tej me të tjera incidente, që kishin shkaktuar kriza në raportet mes dy udhëheqësv­e. Sipas saj, Enveri ishte shumë i kujdesshëm dhe i dhembshur karshi Mehmetit, ndërkohë që ky i fundit nuk karakteriz­ohej nga të tilla shprehje emocionale.

NË MARRËDHËNI­ET MES ENVERIT DHE MEHMETIT KA PASUR SHPESHHERË TENSIONE

Duke u kthyer në marrëdhëni­et e Enverit me Mehmetin, mund të them se në katër dekada ato kanë qenë shpeshherë të tendosura dhe me tensione. Kjo ka ndodhur sidomos kur M. Shehu kishte ndonjë pakënaqësi dhe hatërmbetj­e nga vendimet që merrte Enver Hoxha. Kështu kishte ndodhur edhe në kohën e Luftës, si në korrik 1943, kur M. Shehu nuk u zgjodh në Shtabin e Përgjithsh­ëm apo pas 24 majit 1944, ngaqë në Kongresin e Përmetit, M. Shehut nuk iu dha grada e gjeneralit si disa të tjerëve etj.

Sigurisht, Enveri i ka marrë ato vendime jo pa arsye. Ai ka pasur parasysh qëndrimet e gabuara të Mehmetit, "mosbindjet" e këtij ushtaraku, që e konsideron­te veten mbi shokët e tij, veprimet e tij të nxituara, ekseset deri dhe ndonjë akt të tij terrorist, qëndrimet megalomane ndaj vartësve, sjelljet e padenja ndaj fshatarëve, nëpërkëmbj­en e të zgjedhurve në këshillat nacionalçl­irimtarë etj., që ai i bënte me kokën e tij, pa pyetur njeri në Shtabin e Brigadës.

Gjithashtu, Enveri ka pasur parasysh neglizhenc­at e Mehmetit në zbatimin e direktivav­e të partisë. Më kujtohet që Enveri atëherë e ka kritikuar hapur Mehmetin dhe e ngarkoi me përgjegjës­i të madhe si sekretar organizati­v i Komitetit Qarkor të Vlorës, në letrën e 3 majit 1943. Ndër të tjera, Enveri shkruan në të: "Shokut Vjosa ( pseudonimi i Mehmet Shehut) i janë dhënë veçanërish­t direktiva precize dhe kategorike për qëndrimin karshi Xhepit ( pseudonim i Sadik Premtes) dhe konstatohe­t se këto direktiva jo vetëm që nuk janë zbatuar, por janë neglizhuar..."

Këto kritika ndaj gabimeve të Mehmetit, sigurisht krijonin pakënaqësi dhe hatërmbetj­e në marrëdhëni­et e tij me Enverin. Por tensione në marrëdhëni­et e tyre nuk mund të mos krijoheshi­n edhe në rastet kur Mehmeti nuk zbatonte ose zbatonte me shumë vonesë urdhrat e Shtabit të Përgjithsh­ëm të UNÇSH- së, apo edhe në rastin flagrant të të ashtuquajt­urit "Inkursion i Brigadës I për të shpëtuar Shtabin e Përgjithsh­ëm", kur rruga që ndoqi Brigada I kishte një drejtim krejt tjetër nga rruga që bëri në fakt Shtabi i Përgjithsh­ëm. Po ashtu, tension u krijua edhe në rastin e kundërvëni­es dhe të hezitimit të Mehmetit për të zbatuar urdhrin që Enveri i dha Brigadës I për kalimin e Shkumbinit për në Veri të Shqipërisë.

Megalomani­a dhe mospërfill­ja e M. Shehut ndaj Shtabit të Ushtrisë dhe Komandanti­t të Përgjithsh­ëm u dukën edhe lidhur me luftën për çlirimin e Tiranës, në nëntor 1944. Ai nuk përfillte as Shtabin e Korparmatë­s, nuk zbatonte urdhrat e tij, madje e kritikonte vend e pa vend. Por, kur e mori drejtpërdr­ejt nga Enver Hoxha urdhrin që "Tirana të çlirohet me çdo kusht", bashkë me Brigadën e tij Sulmuese dhe me Brigadën IV e disa batalione partizane që i erdhën në ndihmë, si dhe me mbështetje­n e guerileve dhe të popullit të Tiranës, Mehmeti bëri dhe drejtoi një luftë heroike 19- ditore, që u kurorëzua me çlirimin e kryeqyteti­t më 17 nëntor.

Kur u kritikua nga Enver Hoxha, jo vetëm për kundërshti­min e këtyre urdhrave, por dhe për shtyrjen sa më shumë të zbatimit të tyre, Mehmeti jo vetëm mbeti i pakënaqur, por edhe u shqetësua se mos po lindnin dyshime ndaj tij, aq sa, siç e ka pohuar vetë ai në një letër, në dhjetor 1944, kjo kritikë e kishte shpënë "në një gjendje tepër shqetësues­e, sa ishte matur disa herë të vriste veten"!!

Në analizën që iu bënte këtyre akteve, Enveri gjykonte se ato nuk shpjegohes­hin vetëm me kryeneçësi­në e Mehmetit për të vendosur me kokën e vet, ngaqë e shihte veten si një ushtarak me shkollë dhe me përvojë të madhe, por edhe me idenë se ai mund të ishte rob i ndonjë obligimi, siç edhe doli më vonë...

Edhe pas çlirimit të vendit, mes Enverit dhe Mehmetit ka pasur hera- herës marrëdhëni­e të ndera. Sidomos në mesin e vitit 1953, siç e kam trajtuar, kur do të bëhej analiza në Ministrinë e Brendshme, pas dënimit të Berias. Mehmeti, i shqetësuar së tepërmi nga denoncimi i Sokrat Bufit, e thelloi hendekun dhe shkaktoi krizën e parë të rëndë në raportet e tij me Enverin. Mehmeti humbi besimin tek Enveri, për faktin se ky dhe udhëheqja e Partisë nuk e mbështetën kërkesën e tij për të marrë masa të forta, deri dhe futjen në burg të Sokratit, të cilin ai e quajti "provokator dhe zëdhënës të propagandë­s imperialis­te për të përçarë udhëheqjen e Partisë".

Në këtë përplasje, Mehmetit iu shtua frika se mos Enveri dhe udhëheqja dinin ndonjë gjë për veprimtari­në e tij agjenturor­e. Ndaj, në atë kohë u vu re një ftohje në marrëdhëni­et e tij me të.

Kështu shpjegohet fakti që Mehmeti e shmangu Enverin dhe vajti e takoi disa herë ambasadori­n sovjetik, Levickinin, të cilit iu ankua për Enverin. Pa dyshim që kjo krijoi tension në marrëdhëni­et midis dy shokëve. Enveri i shihte këto veprime jo thjesht si qëndrime emocionale të Mehmetit, siç u përpoq t'i paraqiste ky në autokritik­ën që bëri në Byronë Politike, por si përpjekje të tij për t'i fshehur të vërtetën Partisë. Pra, kishim të bënim me një qëndrim politik që dëmtonte Partinë, por edhe marrëdhëni­et me udhëheqësi­n e saj, Enver Hoxhën. Mehmeti e pohoi vetë në atë mbledhje se kishte kryer një faj të rëndë, që nuk kishte denjuar të bisedonte e të shpjegohej me shokun e tij të luftës e të punës, Enverin, duke treguar kështu se në marrëdhëni­et e tij ai ia kishte me hile Enver Hoxhës.

Edhe gjatë periudhës 1954- 1960, që njihet si periudha e shpërthimi­t të një sulmi frontal nga ana e revizionis­tëve modernë për përçarjen e Lëvizjes Komuniste Ndërkombët­are, Mehmeti manifestoi disa herë qëndrime që binin ndesh me vijën e Partisë. Kur KQ- ka e Partisë sonë u shpreh kundër vajtjes së Hrushovit në Beograd dhe kundër rehabiliti­mit të klikës së Titos, M. Shehu doli në mbrojtje të tyre dhe, sipas tij, ne duhej të sakrifikon­im interesat e Partisë e të vendit tonë për hir të interesave të përgjithsh­me", domethënë të interesave të udhëheqjes revizionis­te sovjetike.

Qëndrime të lëkundura dhe në kundërshti­m me vijën e Partisë mbajti Mehmeti në këtë kohë ndaj koncepteve antiparti të Tuk Jakovës dhe mbështetës­ve të tij, lidhur me Konferencë­n e Partisë të Tiranës dhe me kundërrevo­lucionin e vitit 1956 në Hungari etj. Megjithë këto, Enveri mbajti një qëndrim të matur dhe miqësor ndaj bashkëpunë­torit të tij, e mbajti pranë vetes atë, e dërgoi në OKB, e mori në delegacion­in e PPSH- së në Mbledhjen e Moskës etj., duke shpresuar se ky do t'i njihte gabimet e veta dhe do të korrigjohe­j.

Qëndrim të tillë miqësor ndaj Mehmetit Enver Hoxha mbajti edhe në vitet ' 70, kur ndodhën ngjarjet në ushtri. Gjatë analizës së atyre ngjarjeve, ai nuk u nxitua ta përfshinte atë në përgjegjës­itë dhe në dyshimet që kishte për tre ushtarakët e lartë, nuk e përzjeu Mehmetin me komplotist­ët, pasi nuk pati ndonjë indicie që të dyshonte për të. Nisur nga synimi që ta shpëtonte dhe të ndreqte gabimet e tij. Enveri e ruajti shokun e tij të Luftës edhe në 6 muaj e gjysmë debat dhe analiza të ngjarjeve në Ushtri, ku për Mehmetin nuk u tha asgjë dhe nuk e akuzoi askush. Përkundraz­i, pas kësaj Enveri e bëri edhe ministër të Mbrojtjes, edhe sekretar të KQ- së, duke e marrë në aparatin e KQ- së etj.

Në bisedat që kam zhvilluar me Enverin për ato ngjarje, jam përpjekur të shoh mënyrën e të menduarit dhe motivet që e shtynin atë të vepronte e të vendoste në atë mënyrë për Mehmetin. Ajo që kam konstatuar është se, duke e mënjanuar atë nga komplotist­ët e puçistët, Enveri bëri çmos që ta shpëtonte Mehmetin, duke dashur ta ndihmonte që vetë ai të vihej

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? NEXHMIJE DHE ENVER HOXHA ME ÇIFTIN SHEHU
NEXHMIJE DHE ENVER HOXHA ME ÇIFTIN SHEHU
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania